Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Ofrohet Vend Pune Specialialist/e - Burime Njerzore

    Kerkohet Specialist/e ne Departamentin e Burimeve Njerzore !
    Përmbledhja e Pozicionit:
    HR Specialist do të mbështesë dhe menaxhojë proceset kryesore të Burimeve Njerëzore, duke përfshirë rekrutimin, onboarding, trajnimet, administrimin e stafit, vlerësimin e performancës dhe koordinimin me departamentet për çështjet që lidhen me punonjësit.
    Detyrat​
    Menaxhimi i proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së punonjësve të rinj.
    Ndjekja e procedurave të onboarding dhe largimit të stafit.
    Organizimi dhe koordinimi i trajnimeve të brendshme.
    Menaxhimi i lejeve, mungesave dhe dokumentacionit të punonjësve.
    Ndjekja e problematikave të stafit dhe ofrimi i asistencës së nevojshme.
    Koordinimi me departamentet për nevojat, performancën dhe çështjet që lidhen me stafin.
    Mbështetja në hartimin dhe ndjekjen e skemave të bonuseve dhe incentivave.
    Përgatitja e komunikimeve dhe dokumenteve zyrtare HR.
    Kujdesi për zbatimin e rregullores së brendshme, politikave të kompanisë dhe disiplinës në punë.
    Përgatitja e raporteve periodike mbi rekrutimet, largimet, trajnimet, mungesat dhe çështje të tjera HR.
    Propozimi i përmirësimeve në proceset HR dhe në menaxhimin e stafit.
    Organizimi i aktiviteteve të brendshme për stafin, si retreat-e, evente argëtuese dhe aktivitete motivuese për forcimin e bashkëpunimit dhe frymës së ekipit.
    Kualifikimet​
    Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet në Fakultetin Juridik, Shkenca Sociale, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
    Të ketë eksperiencë në të njëjtin pozicion minimalisht për një periudhë 2 vjeçare.
    Të ketë njohuri shumë të mira mbi praktikat dhe procedurat e Burimeve Njerëzore.
    Të ketë njohje shumë të mirë të paketës Microsoft Office.
    Të ketë aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe koordinimi me departamente të ndryshme.
    Të karakterizohet nga ndershmëria, integriteti, korrektësia dhe përgjegjshmëria.
    Të jete kembengules ne arritjen e objektivave te percaktuara !
    Shënime​
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në Tuaj.
    Pagë konkurruese
    Ambient pune pozitiv, modern dhe bashkëpunues.
    Të interesuarit ftohen të dërgojnë
    CV-në e tyre
    në adresën e emailit:
    Email:
    [email protected]
    ;
    [email protected]
    ose Cel. :
    +355686092933
    Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret do të kontaktohen për intervistë.
    Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.
    Nëse mendoni se plotësoni kushtet tona dhe doni t'i bashkoheni ekipit tonë, jeni të lutur të na kontaktoni!
    ____
    Mr.Courier Shpk
    Adresa:
    Rr, At Zef Valentini Nr7, Laprake
    LocationL

    0686092933 /+35544503330

    [email protected]

Working...
X