Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ndihmës në Repartin e Lyerjes

    ALBA PUNËSIM, për një nga klientët e saj kërkon të rekrutojë kandidatë për pozicionin:
    NDIHMËS NË REPARTIN E LYERJES SË METALEVE
    Qëllimi i përgjithshëm i punës:
    Ndihmësi në repartin e lyerjes asiston në përgatitjen, lëvizjen dhe kontrollin e pjesëve metalike gjatë procesit të lyerjes, duke garantuar cilësinë e procesit dhe respektimin e standardeve të sigurisë.
    Përgjegjësitë kryesore:
    ✔ Pastrimi i tabakëve metalikë para lyerjes
    ✔ Mbulimi i zonave që nuk duhet të lyhen
    ✔ Asistencë në vendosjen e pjesëve në transportues ose varëse
    ✔ Ndihmë në ngarkimin dhe shkarkimin e pjesëve para dhe pas lyerjes
    ✔ Kontroll vizual i sipërfaqeve të lyera
    ✔ Raportimi i defekteve te operatori kryesor ose përgjegjësi i repartit
    ✔ Pastrimi i pajisjeve ndihmëse pas përfundimit të punës
    ✔ Mbajtja e rendit dhe pastërtisë në zonën e lyerjes
    ✔ Ndihmë në ndërrimin e filtrave dhe materialeve harxhuese
    ✔ Respektimi i normave të sigurisë, shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit
    Kualifikimet:
    Arsim 9-vjeçar ose shkollë e mesme e përgjithshme/profesionale
    ⚙ Eksperienca në lyerje, bojatisje ose mjedis industrial përbën avantazh
    Njohuri bazë të mjeteve të dorës
    Aftësi për të ndjekur udhëzime teknike
    Aftësi fizike për të punuar në këmbë dhe për të ngritur pesha
    Punë në ekip dhe gatishmëri për të mësuar
    Kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve për të shmangur defektet
    Gatishmëri për të punuar jashtë orarit sipas nevojës
    Ofrohet:
    ✔ Paga: Me marrëveshje
    ✔ Orari: E hënë – E premte | 08:15 – 16:00
    ✔ Fundjava pushim
    ✔ Ambient pune profesional dhe i sigurt
    ✔ Trajnim dhe mundësi zhvillimi profesional
    APLIKIMI:
    Të interesuarit mund të dërgojnë CV në:
    [email protected]
    Subjekti i emailit: Ndihmës në Repartin e Lyerjes
Working...
X