Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Inxhinieri Elektronike

    Përshkrimi i Punës:
    Projektimi dhe Mbikqyrja e Instalimeve Elektroteknike për projektet e zhvilluara/planifikuara nga kompania;
    Analizë e Plotë për fazën e Instalimeve të Energjisë Elektrike, për nevojat e kompanisë – Projekteve;
    Rekomandime profesionale lidhur me projektet e punuara nga kompanitë projektuese për nevojat e kompanisë;
    Punët tjera lidhur me ndërtimet duke përfshirë dhënien e njohurive profesionale për menaxhmentin, përmirësimin e projekteve ekzistuese, pjesëmarrjen në implementimin e projekteve të kompanisë, etj;
    Organizimi/Mbështetje në punët dhe dhënien e instruksioneve për kontraktorët e kompanisë dhe mbikëqyrjen e realizimit të punëve nga ana e tyre konform planifikimit dhe organizimit të punëve dhe caktimit të prioriteteve;
    Planifikimin e kryerjes së punëve, angazhimin e resurseve dhe mbikëqyrjen e punës;
    Mbajtjen e saktë dhe të rregullt të shënimeve dhe raporteve mbi punët e kryera dhe ato të planifikuara; dhe raportimin e rregullt të punëve tek udhëheqësit e kompanisë;
    Kërkesat e profilit:
    Te ketë mbaruar Inxhinierinë e Elektroteknikës/niveli Master, (ose është në përfundim);
    Njohuri të thella profesionale, të ketë shkathtësi analitike, planifikuese, organizative dhe mbikqyrëse;
    Duhet të ketë përvoje paraprake në projektim të instalimeve elektroteknikeë . Nëse kandidati ka përvojë pune edhe në mbikyrje/menaxhim do të konsiderohet përparësi;
    Njohuri në njërin nga programet Autocad, Archicad apo Revit dhe njohuri shumë të mira në programe aplikative komjuterike të llogaritjeve përkatese elektroteknike;
    Njohuri të Gjuhës Angleze në të folur dhe në të shkruar;
    Aftësi të mira komunikuese dhe shkathtësi për punë në grup;
    Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë
    orari disponibel i pune e hene- e shtune, 08:00 - 17:00
    Për të aplikuar në këtë pozicion pune, dërgo CV-në tek
    [email protected]
    Cel : +355 69 666 9868
Working...
X