Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Ofrohet vend pune Koordinator Blerjesh

    Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, kompania ARVIS SHPK është në kërkim të një
    Koordinatori Blerjesh
    për menaxhimin dhe koordinimin e procesit të furnizimeve dhe blerjeve të kompanisë.
    Detyrat kryesore:
    Planifikimin, ekzekutimin, koordinimin dhe finalizimin e porosive dhe blerjeve
    Përgjegjës për krijimin e stokut të kompanisë
    Përgjegjës për zgjedhjen e furnitorëve
    Përgjegjës për procesin e mbledhjes së ofertave, analizës së kostove të transportit, zhvillimit të negociatave deri në finalizimin e prokurimit të një produkti apo shërbimi.
    Kryen rakordimet e nevojshme me Magazinën për hyrjen dhe kontrollin e materialeve të blera.
    Bashkëpunon me departamentin e shitjeve
    Kërkesat:
    Arsim i lartë ose pasuniversitar.
    Eksperiencë në fushën e blerjeve mbi 3 vjet.
    Aftësi të mira komunikimi dhe negociuese
    Aftësi organizuese, duke përfshire aftësitë për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete.
    Të ketë njohuri të mira të paketës MS Office.
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (italishtja përbën avantazh)
    Nëse jeni një person i organizuar, ambicioz, i besueshëm dhe me iniciativë, ju ftojmë të bëheni pjesë e ekipit tonë.

    CV-të tuaja mund t’i dërgoni në adresën:
    [email protected]
Working...
X