Pozicioni: Punëtor Elektriçist/Hidraulik
Departamenti
Mirëmbajtja dhe Administrimi i Objekteve të Banimit
Qëllimi i Pozicionit
Elektricisti/Hidrauliku është përgjegjës për kryerjen e punimeve të mirëmbajtjes, evidentimin e defekteve elektrike dhe hidraulike dhe riparimit të tyre në objektet e banimit që administrohen nga kompania.
Ky pozicion siguron funksionimin e rregullt dhe të sigurt të instalimeve elektrike dhe hidraulike, duke garantuar standarde të larta shërbimi për banorët e objekteve të banimit.
Përgjegjësitë Kryesore
Kryen kontrolle periodike të instalimeve elektrike dhe hidraulike në objektet e administruara nga kompania.
Identifikon dhe riparon defekte në sistemet elektrike, përfshirë pompat, ndriçimin, prizat, ndërprerës, panelet elektrike dhe pajisje të tjera ndihmëse.
Identifikon dhe riparon defekte në sistemet hidraulike, përfshirë rrjedhjet, rubinetet, tubacionet dhe pajisje të tjera hidrosanitare.
Kryen mirëmbajtje parandaluese për të shmangur avaritë dhe ndërprerjet e shërbimeve.
Reagon në kohë ndaj kërkesave dhe emergjencave të raportuara nga banorët ose administratori i objektit.
Zbaton standardet e sigurisë teknike gjatë kryerjes së punimeve.
Raporton ndërhyrjet e kryera dhe evidenton nevojat për materiale apo investime shtesë të nevojshme.
Bashkëpunon me ekipin e administrimit dhe mirëmbajtjes për planifikimin dhe realizimin e punimeve te mirëmbajtjes.
Kujdeset për përdorimin dhe mirëmbajtjen e mjeteve të punës dhe pajisjeve teknike.
Kualifikimet dhe Kërkesat
Arsim profesional ose teknik në fushën elektrike, hidraulike ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë pune në mirëmbajtjen e objekteve, ndërtesave ose sistemeve teknike.
Njohuri të mira të instalimeve elektrike dhe hidraulike.
Aftësi për diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike.
Disponibilitet/fleksibilitet për të punuar jashtë orarit ditor të punës në raste emergjence.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup
Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim ndaj zgjidhjes së problemeve.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në adrese:
[email protected]
Pas shqyrtimit do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.
Afati i dorëzimit
: 01.07.2026.
Ju informojmë se të dhënat tuaja do të përdoren në përputhje me Ligjin nr. 124/2024, "Për mbrojtjen e të dhënave personale".