Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune JURIST JUNIOR

    Po kërkojmë një Jurist Junior për t'iu bashkuar ekipit tonë dhe për të mbështetur aktivitetin juridik të kompanisë.
    Përgjegjësitë Kryesore​
    Harton dhe përditëson kontrata, marrëveshje dhe dokumente të tjera juridike.
    Kryen kërkime ligjore dhe ndjek ndryshimet në legjislacion.
    Përgatit dhe ndjek dokumentacionin pranë institucioneve publike dhe organeve rregullatore.
    Mbështet proceset e regjistrimeve, aplikimeve dhe ndryshimeve statutore.
    Administron dhe arkivon dokumentacionin juridik të kompanisë.
    Monitoron afatet ligjore dhe përputhshmërinë me kërkesat rregullatore.
    Koordinon komunikimin me institucione, noterë dhe partnerë të jashtëm.
    Mbështet përgatitjen e dokumentacionit për procedura administrative dhe gjyqësore.
    Ofron asistencë juridike për departamentet e tjera të kompanisë.
    Kualifikimet​
    Diplomë në Drejtësi.
    Eksperiencë e mëparshme në një pozicion të ngjashëm përbën avantazh.
    Njohuri të mira të legjislacionit shqiptar dhe procedurave administrative.
    Aftësi shumë të mira organizimi, komunikimi dhe analize.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
    Njohuri të gjuhës angleze përbëjnë avantazh.
    Aplikimi​
    Dërgoni CV-në tuaj në:
    [email protected]
    Subjekti i email-it: Jurist Junior
Working...
X