Përshkrimi
TechnoBuild 2018,
është një kompani e re, e cila eshte e fokusuar në zhvillimin e projekteve në Shqipëri.
TechnoBuild 2018,
është një nga grupet e investimeve që do të sjellë një risi në Shqipëri që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. E themeluar në vitin 2018 në Tiranë e cila ka në zbatim disa projekte zhvillimore në rrugën “Ramazan Farka”, pranë Kopshtit Botanik” pranë rrugës “Teodor Keko” etj.
Pozicioni:
Juriste
Departamenti:
Ligjor
Vendndodhja:
Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Jurist/e është përgjegjës për ofrimin e këshillimit dhe mbështetjes ligjore për aktivitetin e shoqërisë, si dhe për sigurimin e përputhshmërisë së veprimtarisë së saj me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi. Roli përfshin hartimin e kontratave të sipërmarrjes, paraparake shitje, deklarata, shkresa, kthim përgjigje, aplikim online pranë e-albanias, mbarëvajtjen e aktivitetit te shoqërisë dhe të gjithë dokumentacionit ligjor.
Detyrat
Juriste:
Ofron opinione dhe këshillim ligjor për çështje të ngritura nga departamentet e Shoqërisë.
Harton kontrata dhe marrëveshje të ndryshme ndërmjet Shoqërisë dhe palëve të treta, në kuadër të aktivitetit të zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
Rishikon kontrata dhe marrëveshje, konsolidon komentet e departamenteve përkatëse dhe siguron plotësimin e dokumentacionit mbështetës (shtojca, prokura, vendime asambleje, dokumente identifikimi, ekstrakte etj.).
Ofron asistencë ligjore gjatë procesit të negocimit të kontratave.
Përmirëson dhe standardizon formatet e akteve dhe kontratave të përdorura nga Shoqëria.
Harton vendime të asamblesë, shkresa, kthim pergjigje, deklarata, akte dhe autorizime të nevojshme për funksionimin e Shoqërisë.
Informon departamentet për ndryshimet ligjore që ndikojnë në veprimtarinë e tyre dhe siguron reflektimin e tyre në praktikat e brendshme.
Ofron asistencë ligjore në negocimin dhe zgjidhjen me mirëkuptim të konflikteve, si dhe mbështet Shoqërinë në çështje që mund të çojnë në procese gjyqësore.
Përfaqëson Shoqërinë pranë institucioneve publike, përfshirë Qendrën Kombëtare të Biznesit, për aplikime, regjistrime, leje, licenca dhe autorizime.
Kryen detyra të tjera në kuadër të funksionit të asistencës ligjore, sipas nevojave të Shoqërisë.
Kualifikimet
Edukimi
: Të ketë diplomë universitare në degën Drejtësi.
Kualifikime të tjera
:
Minimumi 2-5 vite eksperiencë në fushën e konsulencës ligjore, preferohet në kompani, studio ligjore/noteriale të lidhura me sektorin e pasurive të paluajtshme ose korporatave;
Njohuri shumë të mira të legjislacionit tregtar dhe kontraktor;
Aftësi për të ndikur pozitivisht në aktivitetin e shoqerise;
Proaktiv dhe orientuar drejt rezultateve;
Aftësi shumë të mira analitike, negocimi dhe komunikimi;
Integritet i lartë profesional dhe ndjenjë përgjegjësie;
Aftësi të shkëlqyera ndërpersonale dhe komunikimi, si dhe aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar me të gjitha nivelet brenda Shoqërisë, që përfshihen në aktivitetin e zhvillimit të pasurive të paluajtshme;
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Shënime
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën në email:
[email protected]
Pas shqyrtimit, do kontaktohen vetem kandidaturat e perzgjedhura.
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.