Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Farmacist/e

    MEGATEK
    , hipermarketi më i madh i tipit
    “Do It Yourself”
    në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:
    Farmacist/e
    Qëllimi i Pozicionit:
    Farmacisti/ja është përgjegjës/e për ofrimin e shërbimit profesional ndaj klientëve, këshillimin mbi përdorimin e produkteve farmaceutike dhe garantimin e respektimit të standardeve dhe procedurave të farmacisë.
    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

    Shërben klientët me korrektësi dhe profesionalizëm.
    Jep informacion dhe këshillim mbi përdorimin e barnave dhe produkteve farmaceutike.
    Kontrollon recetat dhe siguron shpërndarjen e saktë të medikamenteve.
    Monitoron datat e skadencës dhe sistemimin e produkteve në farmaci.
    Mban dokumentacionin dhe regjistrimet sipas procedurave në fuqi.
    Siguron respektimin e standardeve të higjienës dhe ruajtjes së barnave.
    Bashkëpunon me ekipin për garantimin e një shërbimi cilësor ndaj klientit.
    Raporton problematikat dhe nevojat operative tek përgjegjësi përkatës.
    Kualifikimet dhe Kërkesat:
    Diplomë universitare në Farmaci.
    Licencë ushtrimi profesioni aktive.
    Eksperienca e mëparshme në farmaci përbën avantazh.
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.
    Aftësi për të punuar në grup dhe në ambiente dinamike.
    Çfarë ofron Megatek
    Ambient profesional dhe bashkëpunues pune.
    Trajnime dhe mundësi rritjeje në karrierë.
    Paketë konkurruese kompensimi dhe benefite për punonjësit.
    Pagesë konkurruese.
    Procedura e aplikimit:
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
    CV të detajuar

    Email:

    [email protected]

    Kontakt / WhatsApp:
    069 402 2492
    ose

    MEGATEK S.A
    Divizioni i Burimeve Njerëzore
    Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
    Tiranë, Shqipëri
Working...
X