Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune SENIOR ACCOUNTANT / TAX SPECIALIST

    “Albanian HR Solutions sh.p.k.” është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron shërbime dhe konsulencë në fushën e Burimeve Njerëzore.
    Në bashkëpunim me një kompani kliente, kemi nisur procesin e selektimit për pozicionin:
    SENIOR ACCOUNTANT / TAX SPECIALIST
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Mirëmbajtja dhe menaxhimi i regjistrave kontabël dhe librave kryesorë (general ledger);
    Përgatitja dhe analizimi i pasqyrave financiare mujore dhe vjetore;
    Sigurimi i përputhshmërisë me legjislacionin fiskal dhe standardet kontabël në fuqi;
    Menaxhimi i deklarimeve tatimore (TVSH, TAP, sigurime shoqërore, tatim fitimi, etj.);
    Angazhimi në çështje tatimore të thjeshta dhe komplekse, përfshirë kontrollet dhe auditimet tatimore;
    Kërkesat/Kualifikimet:
    Diplomë universitare në Financë/Kontabilitet;
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe në të folur);
    Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme
    Njohuri të thelluara të legjislacionit fiskal shqiptar dhe standardeve të kontabilitetit;
    Aftësi shumë të mira komunikimi, analitike dhe organizative;
    Njohuri shumë të mira te MS Office
    Njohja e programit financiar Financa 5 përbën avantazh.
    Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike:
    [email protected]
    deri në datën 05.06.2026.
    *Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar CV-së do të njoftohen për intervista.
    Kompania “Albanian HR Solutions” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
    Connect to Opportunities!
    Cel.: 0672032221
Working...
X