Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Inxhinier preventivues / kostoist

    Vetro Fusione Gjoka ofron vend pune :
    Inxhinier preventivues/kostoist
    Vetro Fusione Gjoka eshte nje kompani me eksperience 20 vjecare ne fushen e perpunimit te xhamit, aluminit dhe PVC.
    Përmbledhja e Rolit:
    Inxhinieri Preventivues/Kostoist është përgjegjës për ndjekjen e kostos së punimeve në mënyrë periodike, hartimin e preventivëve, si dhe analizave teknike të çmimeve për zërat përkatës si dhe të punimeve shtesë. Ai raporton direkt tek Drejtori Teknik ose Administratori.
    Përgjegjësitë:
    Të hartojë dhe përgatisë preventivat e punimeve të planifikuara për t’u ndërtuar nga Shoqëria;
    Të kontrollojë përgatitjen e situacioneve mujore, librezave të masave, analizave teknike të çmimeve të punimeve mbështetur në metodologjinë e zbatimit të Shoqërisë;
    Të ndjekë dhe kryejë raportimin , në mënyrë periodike gjatë fazës së ndërtimit të objekteve;
    Kuaifikimet:
    Diplomë në Inxhinieri Ekonomike ( ose nje nga deget e inxhinierise)
    Me ose pa eksperiencë pune si Inxhinier
    Të ketë aftësi të përshtatet me teknologjinë dhe kërkesat e reja që dikton tregu
    Të jetë i azhornuar me çmimet e tregut për proceset e ndryshme të punimeve;
    Të jetë i aftë të menaxhojë dhe punojë në grup;
    Të ketë aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime;
    Të njohë programet bazë kompjuterike, Microsoft Office, Autocad, etj
    Te interesuarit te dergojne Cv ne adresen e emailit:
    [email protected]
    .
    Vetem Kandidatet e perzgjedhur do te njoftohen per interviste.
Working...
X