Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Peqin, ofrohet vend pune Drejtor Finance / CFO

    Pozicioni: Drejtor Finance / CFO (Full Time)
    EB Investment në emër të një klienti, kompani e specializuar në prodhimin e produkteve plastike dhe të kartonit, me vendndodhje në Peqin, kërkon të rekrutojë një
    Drejtor Finance / CFO
    për t’iu bashkuar ekipit drejtues. Ky pozicion ka rol kyç në drejtimin financiar të kompanisë, planifikimin strategjik, kontrollin e kostove dhe mbështetjen e vendimmarrjes për zhvillimin e biznesit.
    Përgjegjësitë Kryesore
    Menaxhimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha proceseve financiare dhe kontabël të kompanisë.
    Përgatitjen e buxheteve, parashikimeve financiare dhe analizave të performances.
    Kontrollin e kostove të prodhimit dhe analizën e marzheve.
    Raportimin periodik financiar për drejtuesit e kompanisë.
    Monitorimin e cash flow dhe menaxhimin e marrëdhënieve me bankat, furnitorët dhe institucionet financiare.
    Sigurimin e përputhshmërisë me legjislacionin tatimor dhe financiar në fuqi.
    Mbështetjen e drejtuesve në vendimmarrje strategjike dhe operacionale.
    Drejtimin dhe zhvillimin e ekipit financiar/kontabël.
    Profili i Kandidatit
    Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi
    Eksperiencë e mëparshme në pozicion drejtues financiar, preferohet në kompani prodhimi.
    Njohuri shumë të mira të kontabilitetit, financës, taksave dhe raportimit financiar.
    Aftësi të forta analitike, organizative dhe menaxheriale.
    Njohuri të mira të programeve financiare/kontabël dhe paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
    Çfarë ofrojmë
    Pozicion drejtues në një kompani prodhuese në zhvillim
    Paketë konkurruese page
    Ambient profesional dhe mundësi për rritje afatgjatë
    Procesi i Aplikimit
    Dërgoni CV-në në adresën:
    [email protected]

    Afati i aplikimit: 15/06/2026
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.
Working...
X