Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohet Oficer Kredie




    Oficer Kredie

    Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

    Pozicioni i punës: Oficer Kredie
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës në: Tiranë

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Oficer Kredie për institucion financiar jobankar. Qëllimi i këtij pozicioni është rritja dhe menaxhimi i portofolit të kompanisë me klientë duke i ofruar shërbimet e kredidhënies.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    Të ketë eksperiencë pune në këtë fushë ose në fushë të ngjashmeTë ketë përvojë në shitjen e shërbimeve dhe menaxhimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit.Të jetë energjik e të ketë sens praktik, si edhe aftësi të mira në menaxhimin e kohës.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Identifikimi dhe rritja e portofolit me klientë nëpërmjet aktivitetit të kredidhënies.Realizimi i takimeve me klientët dhe prezantimi i shërbimeve të kredidhënies.Ndërveprimi aktiv me klientët dhe përditësimi me nevojat/kërkesat e tyre për financim.Këshillimi i klientëve për t’u ofruar shërbimet/produktet që i përmbushin më shumë e më mirë nevojat/kërkesat e tyre për financim.Vlerësimi i riskut të financimit dhe monitorimi i procesit të shlyerjes së kredisë në përputhje me politikat e kreditimit që ofron institucioni.
    Edukimi:

    Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Ekonomi” ose në fusha të ngjashme është avantazh.
    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    Aftësi të mira komunikimi.Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.I organizuar, i përgjegjshëm, e i orientuar drejt klientitI durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.Të punojë nën presion.
    Përfitimet:

    Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.Pagë në nivel konkurues me tregun.
    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 13 nëntor 2023.
    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


    Apliko

Working...
X