Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kërkohet Oficer i Sigurisë së Informacionit





    Agjencia e Rekrutimit “Profesionisti” lehtëson bizneset që të zgjedhin stafin e duhur përmes zhvillimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme duke u mundësuar të punësojnë profesionistët dhe kandidatët që kanë aftësitë e duhura si edhe përmbushin kriteret e vendosura.

    Pozicioni i punës: Oficer i Sigurisë së Informacionit
    Kushtet e kontratës: Shumë të favorshme
    Adresa e punës në: Tiranë

    Ftojmë të gjithë të interesuarit për pozicionin Oficer i Sigurisë së Informacionit për institucion financiar jobankar. Qëllimi i këtij pozicioni është mbikëqyrja e sigurisë së informacionit, cybersecurity dhe programin e menaxhimit të riskut të IT bazuar në strukturën e standartit ISO27001.

    Eksperiencat e punës dhe aftësitë e kërkuara:

    Të ketë 2 vite eksperiencë në fushën e sigurisë së informacionit ose teknologjisë së informacionit, duke përfshirë sigurinë kompjuterike dhe të dhënave.Të ketë përvojë si një administrator në sistemet Microsoft Windows dhe në protokollet e rrjeteve (LAN / WAN), firewalls, teknikat e enkriptimit, sistemet e parandalimit, zbulimin e viruseve dhe zbulimin e penetrimit.

    Të ketë njohuri të mira të rrjeteve kompjuterike, mbi sigurinë e internetit, serverat (databaza, e-mail, active directory, Web server).Të ketë njohuri të mira në monitorimin/funksionimin e sistemeve të dhënave.Të ketë njohuri të mira të koncepteve të sigurisë së informacionit, sfidat dhe praktikat më të mira të kërkuar.Të ketë eksperiencë në administrim IT risk, përpushmërinë ligjore dhe në hartimin dhe zhvillimin e Politikave të Sigurisë së Informacionit.Të ketë njohuri të veprimtarisë së Autoriteteve shtetërore apo qëndrore me objekt veprimtarie në fushën e Sigurisë së Informacionit (si AKCESK, Banka e Shqipërisë) ose praktikat e sigurisë së informacionit në fushën bankare ose të mikrofinancës.Të ketë njohuri të përgjithshme të kërkesave të kuadrit rregullator dhe standarteve si psh.: ISO27001, ITIL, CoBIT, etj.Të ketë njohuri të përgjithshme mbi GDPR (General Data Protection) të EU.

    Detyrat dhe përgjegjësitë:

    Koordinon zhvillimin e vazhdueshëm, implementimin dhe përditësimin e Politikave të sigurisë dhe privatësisë, standarteve, udhëzimeve dhe procedurave të Fondit Besa në përputhje me ligjet e Republikës së Shqipërisë, rregullatorin e Bankës së Shqipërisë dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale;Zhvillon dhe administron “framework”, proceset, mjetet dhe konsulencën për Departamentin e IT për të administruar në mënyrën e duhur Riskun e IT dhe të ushtrojë vendime të vlerësimit të riskut përsa i përket aktiviteteve të IT;Të identifikojë nivelet e Riskut të Pranueshëm dhe të ndihmojë me plane masash, ndryshimet në politika dhe procedura me qëllim minimizimin e risqeve;Të ofrojë rekomandime strategjike për projektet kyce të IT me qëllim përftimin e rezultateve të sakta, cilësi të lartë të projekteve në përputhje me kuadrin e sigurisë dhe të ligjeve të shtetit shqiptar;Të trajnojë/ndërgjegjësojë stafin e Fondit Besa në fushën e Sigurisë së Informacionit si dhe të Cybersecurity;Të mbledhë, të shqyrtojë ose të hetojë të dhëna mbi thyerjet/sulmet e sigurisë së informacionit; të përgatisë raporte të gjetjeve apo fakteve në mënyrë shkresore, rekomandime dhe vlerësime për ndërveprim.Koordinon Përgjigjen/Reagimin ndaj Incidenteve të Sigurisë së Informacionit si dhe kryen përgatitjen e raportimit mbi ngjarje të mundshme ose vulnerabiliteteve, përfshirë këtu akses të paautorizuar në sisteme apo network, ndërprerje të shërbimeve, akses të paautorizuar në të dhëna, dëmtim të të dhënave dhe në mbledhjen joligjore të informacioneve personale apo konfidenciale;Rakordon dhe bashkëvepron me autoritetet shtetërore (Akcesk, Bank of Albania, Polici e Shtetit, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale) mbi çështjet e Sigurisë së Informacionit

    Edukimi:

    Preferohet të ketë Diplomë të nivelit Bachelor. Diplomimi në “Shkenca Kompjuterike/Inxhinieri Elektronike” ose në fusha të ngjashme është avantazh.

    Aftësi të tjera ndërpersonale:

    Aftësi të mira komunikimi.Integritet për të trajtuar siç duhet informacionin konfidencial.Aftësi të të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemeve.I organizuar, i përgjegjshëm.I durueshëm dhe empatik ndaj të tjerëve.Të punojë nën presion.

    Përfitimet:

    Të punuarit në një mjedis profesional që mundëson zhvillimin e karrierës.Pagë në nivel konkurues me tregun.

    Procedura e aplikimit:
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutemi, dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected], përpara datës 13 nëntor 2023.
    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.


    Apliko

Working...
X