PërshkrimiAGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice.
Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në departamentin e Menaxhimit në pozicionin: Menaxher Projekti
Përshkrim i përgjithshëm: Menaxheri i Projektit ka pergjegjesi ne menaxhimin e projektit ne aspektet teknike, financiare, administrative, ligjore te kompanise.
DetyratPlanifikon, realizon dhe finalizon projektin sipas afateve kohore dhe buxhetit të përcaktuar (sipas Projekt-Preventivit).Garanton marrjen dhe ekzistencën e informacionit teknik-financiar nga kompania dhe jashtë saj në funksion të zbatimit të projektit.Interpreton dhe realizon në plan pune objektivat e projektit duke mbikqyrur zbatimin e tij sipas buxhetit dhe standardeve të cilësisë.Harton dhe zbaton strategji efikase për reduktimin e kostove.Zhvillon fushata periodike prokurimi në funksion të projektit dhe nevojave të kompanisë, për produktet që kërkohen për zbatimin e tij dhe sipas kontratës të nënshkruar.Ndjek dhe finalizon kontratën me furnitorët e rinj ose ekzistues, pas fushatës së prokurimit.Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërëë të mundur rakordimin me grupet e punës dhe materialeve.Përfaqëson kompanine me pale të treta për çeshtjet e lidhura me projektin.Mbikqyr dhe ndjek në mënyre të vazhdueshme stafin në varësi, duke mbajtur përgjegjësi për performancën e tyre.Analizon dhe interpreton në mënyrë të vazhdueshme ecurinë e projektit dhe e paraqet informacionin në raporte tek Administratori dhe Investitori i kompanisë.
KualifikimetTë ketë përfunduar arsimin e larte, preferohet ne deget e inxhinierise dhe ekonomise.Të ketë të paktën 3 vjet eksperience pune.Preferohen kandidatë me eksperiencë në sektorin e ndërtimit.Të ketë aftesi shumë të mira menaxheriale, komunikuese, organizuese dhe planifikuese.Të zoterojë në nivel shumë të mire ''Paketën Office''.
ShënimePuna e nderthurur ne Zyra + Terren.
Paga eshte shume e kenaqshme dhe e lidhur me performamcen ne pune.
Menyra e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar të dërgojnë portofolin e tyre professional nëpërmjet adresës zyrtare të emailit: [email protected] duke specifikuar në subjekt pozicionin për të cilin aplikojnë.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Agikons. Sh. P. K
Departamenti i Burimeve Njerezore
E-mail: [email protected]
Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Apliko