Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kerkohet Dumperist

    Agikons sh.p.k
    është kompani ndërtimi prej 30 vite në treg, e vlerësuar ndërkombëtarisht për cilësinë e lartë të ndërtimit. Pika më e fortë e kompanisë është stafi ynë, për të cilin kujdesemi që të gjejë një ambjent mikpritës dhe të ndjehen të vlerësuar për çdo kontribut që japin në kompani me punën dhe eksperiencën e tyre. Në Agikons shpk secili punonjës ka mundësi të ngrihet në detyrë dhe të vlerësohet mbështetur tek rezultatet e punës.
    Nëse dëshiron një pozicion pune të sigurtë, dhe me mundësinë për t’u rritur në karrierë dhe për t’u mirëpaguar pas çdo rritje, atëherë Agikons shpk është zgjedhja jote më e mirë.
    Kompania po zgjeron stafin e saj ne departamentin e transportit në pozicionin:
    " Dumperist".
    Detyrat Kryesore:
    Të operojë dumperin në mënyrë të sigurt dhe efikase.
    Të transportojë materiale brenda kantierit sipas udhëzimeve.
    Të kontrollojë gjendjen teknike të mjetit para dhe pas përdorimit.
    Të raportojë çdo problem teknik ose defekt.
    Të respektojë rregullat e sigurisë dhe procedurat e kompanisë.
    Të bashkëpunojë me ekipin për realizimin korrekt të proceseve të punës.
    Kriteret:​
    Preferohet eksperiencë e mëparshme si dumperist ose operator mjetesh të rënda.
    Leje drejtimi per manovrator.
    Aftësi të mira bashkëpunimi dhe pune në grup.
    Fleksibilitet në oraret e punës.
    Përgjegjshmëri dhe korrektësi në punë.
    Gatishmëri për të punuar në terren dhe në kushte kantieri.
    Të interesuarit mund të aplikojnë ne numrin tone te telefonit:
    0684016639.
Working...
X