Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Specialist Finance

    SPECIALIST FINANCE
    Hapur më:
    15 Maj 2026
    E vlefshme deri më:
    05 Qershor 2026
    Emri Kompanise:
    ECFA Sh.a
    RRETH NESH
    ECFA Sh.a një Institucion Financiar Mikrokredie, i cili ka filluar operimin në treg, për të ofruar tek individët, kredi konsumatore pa kolateral me shërbim të shpejtë dhe proces të përshtatshëm të huamarrjes, pa anashkaluar sigurinë dhe komoditetin e konsumatorëve.
    Ekipi ynë përbëhet nga profesionistë financiarë, IT dhe shërbim klienti, të cilët janë ekspertë në fushën e tyre. Ne jemi duke ftuar profesionistë për të aplikuar për pozicionin Specialist Finance.

    PËRSHKRIMI I DETYRAVE
    - Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të lëshuara nga furnitorët
    - Përgatitja e faturave sipas procedurës (ngarkesë e kundërt)
    - Regjistrimi dhe kontrolli i aseteve fikse
    - Regjistrimi dhe kontrolli i taksave bashkiake
    - Kontrolli i faturave të lëshuara në kujdesin personal
    - Arkivi i faturave të blerjes
    KËRKESAT KRYESORE
    - Arsimi i kërkuar kontabilitet dhe financë.
    - Të paktën 2 vjet përvojë në fusha të ngjashme.
    BENEFITET
    √ ECFA sh.a dëshiron te krijoje një ambjent te veçantë pune dhe është krenar për mundesitë e barabarta të punësimit që ofron
    √ Institucioni ECFA sh.a përvec pagës për cdo pozicion pune, ofron benefite te tjera, të cilat janë:
    · Për nivelin e Specialistit te larte ofrohet Paga + Bonus + Paketa e Sigurimit Shendetesor Privat
    · Trajnime zhvillimi per aftësitë profesionale dhe ndërpersonale
    · Aktivitete dhe organizime të ndryshme kulturore, sportive dhe argëtuese


    INSTRUKSIONE MBI APLIKIMIN
    Nese ju e vleresoni veten si kandidatin e duhur qe mund te ndihmoje ne rritjen e kultures se kompanise, ju lutem dergoni CV tuaj ne linkun:

Working...
X