Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Shitës ne Departamentin e Veglave

    MEGATEK
    , hipermarketi më i madh i tipit
    “Do It Yourself”
    në Shqipëri, i cili ofron shitje me shumicë dhe pakicë, në kuadër të zgjerimit të projekteve të tij, kërkon të punësojë:
    Shitës në Departamentin e Veglave
    Qëllimi i pozicionit:
    Pozicioni ka për qëllim ofrimin e një shërbimi profesional ndaj klientëve, asistimin në përzgjedhjen e produkteve dhe garantimin e standardeve të larta të prezantimit dhe shitjes në departamentin e veglave.
    Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
    Mirëpret dhe asiston klientët në përzgjedhjen e produkteve sipas nevojave të tyre;
    Ofron informacion të detajuar mbi produktet, përdorimin dhe specifikat teknike të tyre;
    Kujdeset për sistemimin, organizimin dhe mirëmbajtjen e departamentit;
    Siguron ekspozim korrekt dhe profesional të produkteve në raft;
    Ndjek stokun dhe evidenton nevojat për furnizim;
    Kontribuon në realizimin e objektivave të shitjes dhe standardeve të shërbimit ndaj klientit;
    Zbaton procedurat dhe politikat e kompanisë në përditshmëri;
    Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
    Diplomë e arsimit të mesëm ose universitar;
    Eksperiencë e mëparshme në shitje ose retail përbën avantazh;
    Njohuri mbi veglat profesionale, elektrike apo manuale përbëjnë avantazh;
    Aftësi shumë të mira komunikimi dhe orientim ndaj klientit;
    Aftësi për të punuar në grup dhe në ambiente dinamike;
    Përgjegjshmëri, korrektësi dhe etikë profesionale.
    Çfarë ofron Megatek
    Ambient pune profesional dhe dinamik;
    Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë;
    Trajnime profesionale mbi produktet dhe proceset e punës;
    Paketë konkurruese kompensimi dhe benefitesh.
    Procedura e aplikimit:
    Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
    CV të detajuar

    Email:

    [email protected]

    Kontakt / WhatsApp:
    069 402 2492
    ose

    MEGATEK S.A
    Divizioni i Burimeve Njerëzore
    Autostrada Tiranë–Durrës, km 7
    Tiranë, Shqipëri
Working...
X