Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt

    Tirane, ofrohet vend pune Arkitekt






    Përshkrimi

    AGIKONS sh.p.k është një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit në Shqipëri, e cila dallohet për standardet dhe cilësinë e punimeve me çmimet më konkuruese në treg. Themeluar që në vitin 1996, Agikons ka krijuar dhe zbatuar shumë projekte të suksesshme si: Kodra e Diellit 1&2 (Tiranë), ''Marea Resort'' (Kavajë), ''Tarraca e Ullijve'' (Dhërmi), ''Plazhi i Gurtë'' (Qeparo), ''Bougainville Bay'' (Sarandë) si edhe ''Meshtekna'' Brezovice. Kompania po kërkon të zgjerojë stafin e saj në pozicionin: Arkitekt/e Ndërtesash.
    Arkitekti/ja do të duhet të marrë përsipër përgjegjësitë për të gjitha aspektet e projektimit dhe zhvillimit të projektit, duke garantuar standardet e cilësisë dhe përmbushjes së afateve.




    Detyrat

    Studion projektet sipas specifikimeve përkatëse.
    Koordinon dhe zbaton Projektin.
    Analizon dhe vizaton detajet tip.
    Përgatit brenda afateve të caktuara vizatimet sipas kërkesave të stafit teknik.
    Asiston në organizimin e proceseve të punimeve arkitekturore, duke u bazuar në programin e përgjithshëm të punimeve.
    Garanton përputhshmërinë e vizatimeve të ndërtimit me projektet e zhvilluara, duke kryer edhe plotësime të ndryshme sipas rastit.
    Bashkëpunon me drejtuesit e ekipeve për detajet dhe punimet e rifiniturave arkitekturore.
    Garanton cilësinë sipas afateve të punimeve arkitekturore dhe dorëzimit në kohë të këtyre materialeve.
    Përgatit vizatimet arkitekturore për përfshirjen e tyre në paketat e tenderimit.
    Bashkëpunon dhe shkëmben informacionin mbi punimet arkitekturore të cilat nënkontraktohen me furnizues të mundshëm.

    Kualifikimet

    Të ketë përfunduar studimet master në "Arkitekturë".
    Të ketë përvojë të mëparshme mbi 4 vjet në Projektim dhe Zbatim.
    Njohuri shumë të mira mbi programet 2D dhe 3D, Autocad, Sketchup, etj.
    Të zotërojë në nivel te mirë gjuhën Angleze.
    Të ketë aftësi të mira planifikuese, organizuese dhe komunikuese.
    Paga është e negociueshme në varësi të eksperiencës së kandidatit

    Shënime

    Kandidatët të cilët janë të interesuar të kontaktojnë nëpërmjet adreses se emailit: [email protected]
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    E-mail: [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane






     




    Apply


    WhatsApp
















    Company logo

    “Agikons” sh.p.k
    Blloku Rezidencial “Kodra e Diellit”, A0/1. Tirane, Albania.
    Tel: +355 68 40 52 085
    [email protected] | www.agikons.com
Working...
X