Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Production & Procurement Coordinator



    Le Spot Group kërkon të punësojë:​
    Production & Procurement Coordinator​
    Le Spot Group është në kërkim të një Production & Procurement Coordinator, i cili do të jetë përgjegjës për koordinimin dhe menaxhimin e proceseve të prodhimit dhe furnizimit për projektet/eventet e kompanisë, duke siguruar realizimin korrekt, në kohë dhe brenda buxhetit të miratuar.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:​
    Përgatit zerat e projekteve/eventeve në Excel.
    Kontakton furnitorë dhe partnerë për oferta, prodhim dhe shërbime të ndryshme.
    Negocion çmime, afate dhe marrëveshje bashkëpunimi me furnitorët.
    Ndjek të gjithë procesin e porosive, nga kërkesa fillestare deri në realizimin dhe dorëzimin final tek klienti.
    Monitoron procesin e prodhimit dhe siguron realizimin sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara.
    Menaxhon faturimin, mbledh faturat dhe rakordon kostot e projektit me ofertat e miratuara.
    Kryen kërkime tregu për identifikimin e furnitorëve të rinj për merchandise, printime, materiale promocionale, prodhime dhe struktura eventesh.
    Përditëson dhe mirëmban databazën e furnitorëve dhe shërbimeve.
    Bashkëpunon ngushtë me ekipet e eventeve, dizajnit, prodhimit dhe financës.
    Kualifikimet dhe aftësitë:​
    Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinimi.
    Njohuri të mira financiare.
    Aftësi negociimi dhe komunikimi me furnitorë dhe partnerë.
    Kujdes ndaj detajeve dhe aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht.
    Eksperienca në evente, prodhim ose prokurim përbën avantazh.
    Të interesuarit lutemi të dërgojnë CV-në e tyre në:
    [email protected]
Working...
X