Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Elbasan, AGJENT TERRENI

    deKoll sh.p.k.
    është një kompani lider në tregun rajonal që ofron zgjidhje inovative në prodhimin e materialeve të ndërtimit.
    Gama e produkteve tona në treg përfshin: koll, grafiato, fino, sistem hidroizolimi dhe termoizolimi, bojërat
    PintoColor
    dhe produktin e polisterolit
    Termax
    .
    Agjenti i Terrenit
    është përgjegjës për zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët në zonat e caktuara, duke promovuar dhe shitur produktet e kompanisë. Ai mbulon zonat e
    Elbasanit dhe Korçës
    , duke identifikuar klientë të rinj, ndjekur porositë dhe duke siguruar përmbushjen e objektivave të shitjes.
    Detyrat kryesore​
    Viziton klientët ekzistues dhe potencialë në zonat e Elbasan dhe Korçë.
    Promovon dhe prezanton produktet e kompanisë te klientët.
    Identifikon mundësi të reja bashkëpunimi dhe zhvillon rrjetin e klientëve.
    Merr dhe ndjek porositë e klientëve deri në realizimin e tyre.
    Monitoron tregun dhe konkurrencën në zonat që mbulon.
    Raporton periodikisht aktivitetin dhe rezultatet e shitjes te menaxheri përkatës.
    Siguron marrëdhënie të mira dhe bashkëpunim afatgjatë me klientët.
    Koordinon me departamentet e shitjes dhe logjistikës për realizimin e porosive.
    Arrin objektivat e shitjeve të përcaktuara nga kompania.
    Aftësitë dhe Kualifikimet – Agjent Terreni​
    Kompania:
    Dekoll
    Arsim i mesëm ose universitar, preferohet në fushën e biznesit, marketingut ose të ngjashme.
    Eksperiencë e mëparshme në shitje në terren ose marrëdhënie me klientët përbën avantazh.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi.
    Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie të mira me klientët.
    Aftësi organizative dhe menaxhim i mirë i kohës.
    Njohuri bazë të përdorimit të kompjuterit (Microsoft Office, email, etj.).
    Patentë drejtimi e vlefshme dhe gatishmëri për lëvizje në terren në zonat e Elbasan dhe Korçë.
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe për të arritur objektivat e shitjes.
    Përgjegjësi, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
    Gatishmëri për të udhëtuar dhe për të mbuluar zonat e përcaktuara nga kompania.
    Mund te aplikoni duke:
    Dërguar CV në adresën
    [email protected]

    Dërguar CV në WhatsApp ne numrin
    0694058797
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
Working...
X