Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist Finance

    Përshkrimi​
    Përmbledhja e Pozicionit:
    Financieri është përgjegjës për kontabilizimin e veprimeve inventariale regjistrimin e faturave në sistemin NAV të kryera në përputhje me udhëzimet dhe proçedurat e shoqërisë.
    Detyrat​
    Siguron regjistrimin e saktë të gjithë veprimeve që kanë të bëjnë me faturat e shitjeve dhe të blerjeve në sistemin NAV në afatet dhe cilësinë e kërkuar;
    Garanton ekzistencen dhe marrjen e të gjithe informacionit mbështetës për shitjet dhe blerjet përfshirë këtu informacionin e brendshëm dhe nga palet e treta;
    Garanton regjistrimin e të gjithë informacionit të nevojshem sipas formateve të kërkuara dhe të prodhuara nga Kompania dhe legjislacioni në fuqi;
    Garanton ndjekjen me përgjegjësi të kostove dhe komunikon me furnitorët për të bërë të mundur rakordimin midis palëve;
    Monitoron procesin e menaxhimit te inverntarit, rakordimet dhe investigon diferencat;
    Rakordon xhirot ditore në cash me xhirot ditore në NAV;
    Arkivon dokumentacionin fizik mujor;
    Detyra të tjera sipas nevojës.
    Kualifikimet​
    Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
    Eksperiencat e punës: 2 vite përvoje pune në kontabilitet/finance;
    Njohuri të sistemit Navision (must);
    Njohuri të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
    Njohuri shumë të mira të paketës Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
    Shënime​
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e e-mailit:
    [email protected]
    Informacioni personal që do të plotësoni përmes aplikimit tuaj do të mbrohet dhe përdoret vetëm për qëllime rekrutimi, sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale, në mënyrë specifike sipas Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit (Nr. 9887, datë 10.03.2008) "Për mbrojtjen e informacionit personal".
Working...
X