Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Specialist Hekuri (Armature)

    Shoqëria
    “VEGA sh.a.”
    , një nga shoqëritë lidere në menaxhimin e projekteve dhe në sektorin e shërbimeve të ndërtimit, ushtron aktivitetin e saj në fushat e ndërtimeve detare, infrastrukturës, hidrocentraleve, ndërtimeve civile dhe industriale etj. Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit të saj, shoqëria është në kërkim të një:
    Specialist Hekuri (Armature)

    në qytetin e Vlorës
    .
    Roli dhe Përgjegjësitë
    Kontrollon dhe verifikon punimet e armaturës së hekurit në përputhje me projektin dhe detajet e armimit.
    Siguron që vendosja, lidhja dhe pozicionimi i armaturës të realizohen sipas specifikimeve teknike.
    Kontrollon dimensionet, diametrat dhe sasinë e hekurit të përdorur në elementët konstruktivë.
    Verifikon përputhshmërinë e punimeve të armaturës me projektin përpara betonimit.
    Koordinon me inxhinierët e zbatimit dhe ekipet e kantierit për realizimin korrekt të punimeve.
    Ndjek dhe kontrollon furnizimin dhe përdorimin e materialeve të armaturës në kantier.
    Raporton mbi ecurinë e punimeve dhe çdo problematikë të konstatuar gjatë zbatimit.
    Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
    Arsim i mesëm profesional ose diplomë në Teknik Ndërtimi / Inxhinieri Ndërtimi.
    Eksperiencë pune në punime armature dhe struktura betonarme në projekte ndërtimi.
    Njohuri të mira të planeve të armimit dhe detajeve konstruktive.
    Aftësi për interpretimin e projekteve teknike.
    Aftësi të mira organizimi dhe pune në ekip.
    Gatishmëri për të punuar në kantier.
    Ofrohet
    Pagë shumë e mirë dhe kushte shumë të mira pune.
    Shënim
    Për të aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni
    CV-në tuaj
    në adresën:
    [email protected]
    ose në
    WhatsApp:
    +355 69 70 50 917.
Working...
X