Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Asistente Administrative | Tiranë

    Progeen sh.p.k.
    është një shoqëri private që operon prej vitit 2013 në industrinë e ndërtimit në Shqipëri. Progeen aplikon standardet më të larta të profesionalizmit në veprimtarinë e tij, duke garantuar cilësi dhe besueshmëri absolute tek klientët dhe partnerët. Progeen çmon më së shumti kapitalin njerëzor të profesionistëve, të cilit i beson suksesin e çdo projekti.
    Roli:
    Asistente Administrative
    Vendndodhja:
    Tiranë
    Përmbledhja e rolit
    : Asistentja Administrative ka një rol të rëndësishëm në mirëmbajtjen dhe funksionimin normal të zyrës. Ajo bashkëpunon dhe i vjen në ndihmë stafit profesional për çështje që kanë të bëjnë me organizimin dhe administrimin e përditshëm.
    Përgjegjësitë:
    Ndjek çdo çështje me natyrë administrative;
    Suporton në mënyrë të vazhdueshme stafin;
    Mirëpret dhe drejton vizitorët në përputhje me qëllimin e vizitës;
    Nënshkruan dhe shpërndan postën (letra ose pako);
    Administron protokollin dhe arkivën;
    Parashikon dhe plotëson nevojat e stafit për materiale kancelarie ,dhe për produkte të tjera të konsumit të përditshëm;
    Asiston në procesin onboarding të stafit të ri;
    Kryen detyra të tjera që mund t’i ngarkohen.
    Kualifikimet dhe Aftësitë:
    Të ketë përfunduar studimet universitare;
    Eksperiencë pune deri në 1 vit;
    Të ketë njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office;
    Të ketë njohuri të gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
    Të jetë e komunikueshme dhe e sjellshme;
    Të jetë korrekte në zbatimin e detyrave që i ngarkohen.
    Përfitimet:
    Një ambient mikëpritës dhe dinamik, në të cilin keni mundësi dhe hapësirë për t'u rritur profesionalisht;
    Mbështetje për zhvillimin personal dhe profesional;
    Pagë në përputhje me përvojën dhe aftësitë, si dhe mundësi bonusi bazuar në performancë.
    Mënyra e aplikimit:
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën
    [email protected]
    (duke specifikuar në subjekt të email-it titullin e pozicionit)
    brenda datës 31/05/2026.
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 124/2024, “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”
Working...
X