Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    📍 Prush-Vaqarr, Klimateknika TB2 sh.p.k kerkon Punëtor Prodhimi per Tubat e Ajrit

    Klimateknika TB2 sh.p.k është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.

    Kerkon te punesojë
    Punëtor Prodhimi (M)
    ne repartin e prodhimit te tubave/ llamarinave. Vendndodhja: Prush-Vaqarr
    Përgjegjësitë:

    Prodhimi, montimi dhe riparimi i pajisjeve dhe produkteve prej llamarine, si p.sh.: lidhëse llamarine, kanale ajri, plenum furre dhe kuti kontrolli
    Vendosja dhe përdorimi i makinave për përpunim për të përkulur, prerë dhe drejtuar llamarinën
    Formësimi i llamarinës duke përdorur çekiç dhe mjete të tjera
    Përdorimi i pajisjeve ngrohëse për të bashkuar pjesët e llamarinës
    Kryerja e detyrave të lidhura me magazinën sipas nevojës
    Kryerja e detyrave të caktuara nga mbikëqyrësi
    Kualifikimet:​
    Minimumi 2+ vite përvojë në përpunimin e llamarinës / prodhimin e kanaleve në punishte
    Njohuri të shkëlqyera për sigurinë në përdorimin e veglave, pajisjeve të testimit dhe ambientit të punës
    Përvoja në saldim është avantazh
    Aftësi për të ngritur mbi 35 kg, për të hyrë në hapësira të ngushta (crawlspace) dhe papafingo, si dhe për të përdorur shkallë
    Transporti ofrohet nga Kompania
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën:
    email:
    [email protected]

    me subjekt
    “Punetor Prodhimi”
    ose kontaktoni në ne WhatsApp ne numrin e telefonit
    0688084154
    .
Working...
X