Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Klimateknika TB2 sh.p.k kerkon Sales Represantive (Profil profil HVAC, Ashensorë)

    Klimateknika TB2 sh.p.k
    është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.​
    Për te suportuar strategjitë e saj të zhvillimit
    ,
    Klimateknika kërkon të rekrutojë dhe zgjerojë stafin e saj me:
    Sales Represantive (profil HVAC, Ashensorë)
    Sales Represantive CAC (profil HVAC, Ashensorë
    ) është një rol kyç që kërkon një ndërthurje mes njohurive teknike inxhinierike dhe strategjisë së biznesit për të maksimizuar shitjet. Të udhëheqë zgjerimin e portofolit të produkteve në treg përmes identifikimit të mundësive të reja, marketingut teknik dhe ndërtimit të marrëdhënieve solide me kompanitë e ndërtimit apo subjekte të tjera komerciale/ industriale.
    Detyrat​
    Takimet & Prezantime B2B :
    Organizimi i takimeve të rregullta me përfaqësues të kompanive të ndërtimit, drejtues projektesh apo subjekte komerciale industriale për të prezantuar avantazhet teknike dhe ekonomike të produkteve.
    Strategji Shitjeje:
    Zhvillon dhe ekzekuton strategji shitjeje dhe plane veprimi për të arritur objektivat e shitjeve dhe për të maksimizuar depërtimin në treg.
    Identifikimi I partneriteteve:
    Monitorimi dhe identifikimi i objekteve ku mund të integrohen sistemet tona (HVAC dhe ashensorë) dhe identifikimi i mundësive pëe partneritet
    Konsulencë Teknike në Terren:
    Vizita në subjekte për të kuptuar specifikat e projektit dhe për të ofruar zgjidhjen më të përshtatshme
    Negocimi i Kontratave:
    Ndjekja e procesit deri në mbylljen e marrëveshjes, duke siguruar që produkti i përzgjedhur është specifikuar saktë në preventivin e ndërtimit.
    Bashkëpunim ndërpartamental:
    Ndërtimi I marrëdhënieve ndërmjet ekipit të inxhinierëve dhe shitjes
    Rrjetëzimi (Networking):
    Krijon dhe mirëmban marrëdhënie strategjike me kompani ndërtimi, investitorë, arkitektë dhe inxhinierë projektues.
    Feedback-u i Tregut:
    Analizimi dhe raportimi i kërkesave specifike të tregut tek ekipi Teknik.
    Kualifikimet​
    Të ketë përfunduar studimet në fushat Administrim Biznes, Marketing.
    Preferohet minimalisht 2 vite eksperiencë pune ne profile të ngjashme
    Mosha mbi 25 vjeç
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
    Të jëtë i komunikueshëm.
    Të ketë aftësi lidershipi dhe analitike.
    Ne ofrojmë :

    Ambient komod dhe motivues.
    Mundësi promovimi brenda kompanisë/grupit.
    Pagat konkurruese në treg.
    Të interesuarit të kontaktojnë si më poshtë :
    CV ne WhatsApp ne numrin e telefonit
    0688084154
    CV ne email-in:
    [email protected]
Working...
X