Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    ALBALIGHT shpk ofron vend pune Manaxher Shitje në terren

    Kompania
    ALBALIGHT shpk
    , me një eksperiencë shumëvjeçare në tregtimin dhe instalimin e materialeve elektrike, si dhe në projektimin dhe zbatimin e projekteve publike dhe private, është në kërkim të talenteve të reja, energjike dhe të motivuara për t’iu bashkuar ekipit tonë profesional.
    Për këtë arsye, kërkojmë
    Manaxher Shitje në terren
    me detyrat dhe kualifikimet si më poshtë:
    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    Identifikimi dhe zhvillimi i projekteve të reja të shitjes;
    Përgjegjës për mirëmbajtjen e rrjetit ekzitues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj;
    Përgatit analiza të tregut dhe bën studim të tij dhe të konkurrencës, si dhe të kënaqësisë së klientit;
    Përgatitja dhe prezantimi i ofertave teknike dhe financiare;
    Negocimi i kontratave dhe ndjekja e tyre deri në finalizim;
    Bashkëpunimi me departamentin teknik për realizimin e projekteve;
    Monitorimi i progresit të projekteve dhe sigurimi i përmbushjes së afateve;
    Kualifikimet:
    Eksperiencë në shitje (projekte) ose role të ngjashme;
    Aftësi të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
    Njohuri të mira të tregut dhe menaxhimit të projekteve;
    Aftësi analitike dhe orientim drejt rezultateve;
    Të zotërojë lejë drejtimi kategoria B;
    Shënime
    Kandidatët e interesuar të dërgojnë CV-në në adresën e emailit:
    [email protected]

    ose në
    Whatsapp 068 444 5550.
    Vetëm kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e lartpërmendura do të kontaktohen.
Working...
X