Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Këshillues Klienti, Neptun Kolona

    Neptun shpk
    është lider i shitjes me pakicë në sektorin e elektronikës konsumatore dhe elektroshtëpiakeve, pjesë e Grupit BALFIN. Që nga themelimi i tij në 1993, Neptun ka krijuar partneritete të qëndrueshme me marka të mirënjohura ndërkombëtare të teknologjisë, duke u ofruar konsumatorëve një gamë të gjerë prej mbi 7,500 produktesh si një rishitës i autorizuar. Përveç një rrjeti prej 30 dyqanesh fizike, kompania është pioniere e tregtisë elektronike në Shqipëri. Neptun është gjithashtu i pranishëm në Maqedoninë e Veriut (që nga viti 1998) dhe Kosovë (që nga viti 2007).
    BALFIN Grup
    është një nga grupet më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. I themeluar në vitin 1993, BALFIN operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci, Maqedoni të Veriut, Zvicër, Mal të Zi, Holandë, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portofoli i tij i diversifikuar përfshin sektorë të ndryshëm, duke përfshirë sektorin bankar, zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, menaxhimin e aseteve, turizmin, logjistikën, arsimin dhe argëtimin.
    Me një fuqi punëtore prej rreth 5,500 profesionistësh, Grupi BALFIN vazhdon të rritet në mënyrë të qëndrueshme, i udhëhequr nga etikë e fortë biznesi, stabilitet financiar, inovacion dhe një angazhim afatgjatë për ndikim në komunitet përmes Fondacionit Mane.
    Pozicioni:
    Këshillues Klienti
    Departmenti:
    Retail
    Vendodhja: Neptun Kolona
    Qëllimi i Pozicionit
    : Fokusi kryesor i një Këshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka nën përgjegjësi.
    Detyrat dhe përgjegjësitë:
    Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj;
    Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë;
    Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj;
    Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj;
    Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj;
    Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë;
    Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj;
    Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve nën përgjegjësin e tij/saj;
    Realizimi i inventarëve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve;
    Kualifikimet:
    Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
    Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë
    Njohuri të mira të gjuhës angleze
    Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin
    I sjellshëm dhe me vetëbesim;
    I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese;
    Te jete kreativ
    Kushtet e punës:
    Neptun ofron një paketë përfitimesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
    Procedura e aplikimit:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV e tyre në adresën
    [email protected]
    ose në numrin e kontaktit
    +355689000089.
    * Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të rreptë sipas ligjit nr.9887 të vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Working...
X