Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Shitjesh ne Terren

    Xhaferraj Alumin shpk
    me një eksperiencë mbi 20 vjeçare në fushen e aluminit, prezente jo vetem në të gjithë tregun shqiptar por edhe ate te huaj duke ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe sistemesh, është në kërkim të stafit të ri.
    Për shkak të zgjerimit të vazhdueshëm kompania ofron vend të lire pune në pozicionin: Menaxher Shitjesh ne Terren
    Detyrat​
    Identifikimi dhe zhvillimi i mundësive të reja të biznesit dhe bazës së klientëve në terren
    Vizita të rregullta te klientët ekzistues dhe potencialë për prezantimin e sistemeve
    Prezantimi i ofertave dhe propozimeve tekniko-komerciale
    Monitorimi i tregut dhe konkurrencës për identifikimin e tendencave dhe mundësive të reja
    Bashkëpunimi me departamentet e brendshme (logjistikë, teknik, financë) për realizimin e porosive
    Menaxhimi dhe ruajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët ekzistues
    Pjesëmarrja në panaire, ekspozita dhe evenimente të industrisë si përfaqësues i kompanisë
    Kualifikime​
    Arsim i lartë, preferueshëm në fushën e ekonomisë, marketingut, inxhinierisë ose një fushe të ngjashme
    Eksperiencë e mëparshme minimum 2-3 vjet në pozicione të shitjeve, preferueshëm në sektorin e aluminit, ndërtimit ose materialeve të ndërtimit
    Aftësi të forta komunikuese dhe negociuese
    Orientim drejt rezultateve dhe objektivave
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe të organizuar
    Patentë e vlefshme e kategorisë B
    Njohuri të mira të kompjuterit
    Njohuri e gjuhëve të huaja përbën avantazh
    Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të dërgojnë aplikimin e tyre në adresën:
    [email protected]
    me subject:
    Aplikim për pozicionin e punës Menaxher Shitjesh ne Terren ,
    ose në
    WhatsApp
    në numrin
    +355 67 60 40 255
    .
    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
    Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë.
Working...
X