Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kuzhinier / e

    Kuzhinier / e
























    BOUGAINVILLE BAY Resort & SPA pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe Hotelerisë,

    Fton profesionistë të aplikojnë në pozicionin e:

    Kuzhinier / e

    Përshkrim i përgjithshëm

    Kuzhinieri bashkërendon dhe siguron që të gjitha produktet përgatiten, gatuhen dhe shërbehen në përputhje me recetat e standardizuara, sipas standardeve të Bougainville Bay Resort & SPA.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:
    • Plotëson standardet e sigurisë ushqimore për përgatitjen, ruajtjen dhe shërbimin e ushqimit;
    • Përgatit ushqimet në përputhje me recetat e standardizuara dhe sigurohet të kenë kualitetin e duhur për të plotësuar kërkesat e klientit;
    • Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
    • Trajnon punonjësit të përgatisin dhe gatuajnë produktet ushqimore sipas recetave;
    • Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
    • Regjistron temperaturën e ushqimeve në dokumentacionin e kërkuar;
    • Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
    • Bën ruajtjen e mishit, peshkut dhe produkteve të tjera ushqimore në kushtet teknike dhe frigoriferike të kërkuara;
    • Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;
    • Përcakton llojin dhe sasinë e ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
    • Siguron që të gjitha produktet ushqimore dhe kuzhina të pastrohen dhe të jenë gati për turnin ardhshëm.

    Kualifikimet dhe Aftësitë:

    • Të zotërojë diplomë të shkollës profesionale në këtë profil;
    • Të ketë jo me pak se 3 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme;
    • Të jetë i/e detajuar, i/e shpejtë dhe i/e saktë;
    • Aftësi për të punuar nën presion;
    • Aftësi shumë të mira organizative;
    • Aftësi për të krijuar një atmosferë pune pozitive;
    • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
    • Fleksibilitet me orarin e punës;
    • Njohuri të gjuhëve të huaja përbën avantazh;

    Ofrohet:

    • Pagesë konkuruese

    Aplikantët të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: [email protected] ose të telefonojnë në numrin +355686082912

     




    Apply


    WhatsApp

















    [email protected]
Working...
X