Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Megatek, ofron vend pune Specialist Logjistike Për Shitjet Online

    Specialist Logjistike për Shitjet Online – Megatek​
    MEGATEK
    , hipermarketi më i madh i tipit “Do It Yourself” në Shqipëri, që operon në shitje me shumicë dhe pakicë, është në kërkim të një
    Specialisti Logjistike për Shitjet Online
    .
    Detyrat Kryesore​
    Koordinon ndërveprimin mes magazinës dhe korrierit për të gjitha porositë e kryera në E-shop.
    Ndjek dhe koordinon procesin e dorëzimit të porosive online me korrierin.
    Siguron që sistemi të përmbajë informacion të saktë mbi vendndodhjen dhe statusin e porosive.
    Planifikon, shpërndan dhe mbikëqyr stafin në vartësi sipas nevojave të departamentit.
    Organizon dhe mbikëqyr procesin e daljes së mallrave, duke garantuar produktivitet dhe saktësi.
    Siguron që porositë të përpunohen dhe të dërgohen brenda afateve të përcaktuara.
    Kujdeset për zbatimin e procedurave të sigurisë në punë.
    Kryen kontrolle të herëpashershme mbi hyrje-daljet e mallrave për të garantuar saktësinë.
    Trajnon, mbështet dhe motivon stafin për arritjen e objektivave të produktivitetit dhe cilësisë.
    Kërkesat për Pozicionin​
    Arsimi & Eksperienca:
    Diplomë e arsimit të lartë.
    Minimumi 2 vite eksperiencë pune.
    Aftësitë e Kërkuara​
    Aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi dhe negocimi
    Aftësi analitike të zhvilluara
    Njohuri të mira të gjuhës angleze
    Njohuri bazë të paketës Microsoft Office
    Patentë drejtimi e klasit B
    Procedura e Aplikimit​
    Për të aplikuar, dërgoni CV-në tuaj të detajuar në Divizionin e Burimeve Njerëzore:
    Email:
    [email protected]
    Tel: 069 60 82318
    Ose me postë në adresën:
    MEGATEK S.A.
    Divizioni i Burimeve Njerëzore
    Autostrada Tiranë–Durrës km 7
    Tiranë, Shqipëri
Working...
X