Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Koordinator/e për Marrëdhënien me Klientin

    Në emër të një klinike estetike të konsoliduar dhe në rritje në tregun shqiptar, jemi në kërkim të një
    Koordinator/e për Marrëdhënien me Klientin
    , i/e cili/a do të luajë një rol kyç në menaxhimin e komunikimit me klientet dhe në përmirësimin e eksperiencës së tyre përgjatë gjithë procesit.
    Tiranë, Shqipëri | Full-time
    Qëllimi i Pozicionit

    Të sigurojë një komunikim profesional, të strukturuar dhe empatik me pacientët, duke i orientuar saktë dhe duke i shoqëruar nga kontakti i parë deri në rezervimin e konsultës.
    Përgjegjësitë Kryesore

    Menaxhon kërkesat hyrëse nga pacientët (WhatsApp, Instagram, telefon)
    Ofron informacion të qartë dhe të strukturuar mbi shërbimet e klinikës
    Filtron dhe orienton pacientët sipas nevojave të tyre përpara vizitës
    Koordinon dhe konverton komunikimin në takime/konsulta
    Ndjek komunikimin me pacientët për të siguruar një eksperiencë pozitive dhe profesionale
    Bashkëpunon me stafin mjekësor për organizimin dhe koordinimin e fluksit të pacientëve
    Kualifikimet dhe Aftësitë

    Kerkohet 2-3 vite ekperience ne menaxhimin e klienteve
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (italishtja përbën avantazh)
    Preferohet background në mjekësi, infermieri ose fusha të ngjashme
    Aftësi shumë të mira komunikimi në të shkruar (platforma si WhatsApp, Instagram)
    Stil komunikimi i qetë, profesional dhe i strukturuar
    Aftësi për të kuptuar nevojat e pacientit dhe për ta orientuar saktë
    Ofrohet

    Paga fillestare: 80,000 ALL neto
    Rishikim page pas periudhës 3-mujore
    Mundësi zhvillimi profesional në një ambient modern dhe dinamik
    Trajnim dhe mbështetje për integrimin në rol
    Aplikimi

    Kandidatët e interesuar janë të ftuar të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre ne adresen
    [email protected]
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë, në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Working...
X