Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune INXHINIER HIDROTEKNIK NË ZBATIM

    Kompania “
    SALILLARI Sh.p.k”,
    Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k”
    aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj..
    Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k”
    shpall pozicion të lirë pune
    INXHINIER HIDROTEKNIK në ZBATIM.
    PËRSHKRIMI I POZICIONIT TE PUNËS
    Inxhinieri Hidroteknik
    ka si detyrë funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve hidraulike në përputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut të miratuar deri në fazën e dorëzimit të objektit.
    DETYRAT KRYESORE:
    Ndjek ecurinë e punimeve hidraulike në faza, që nga projekti deri në kolaudimin përfundimtar.
    Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e grupit të hidraulikeve.
    Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
    Përgatit dhe koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko-ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase.
    Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve hidraulike në përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit.
    KRITERET E KËRKUARA:
    Të ketë Diplomë Master në Fakultetin e Inxhinierisë së Nërtimit, Dega Hidroteknikë.
    Të përdorë mirë programet: AutoCad, Microsoft Office, dhe programe te tjera inxhinierike
    Mosha e kërkuar deri 45 vjeç.
    Të ketë mbi 5 vjet eksperiencë.
    Të jetë i pajisur me Leje Drejtimi, kategoria B.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë C.V. e tyre në adresën e-mail:
    [email protected]
    , ose të kontaktojnë për çdo informacion në numrin e telefonit: +355 69 408 30 30.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë
Working...
X