Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Specialist i Parandalimit të Mashtrimit me Karta

    EPPC Albania
    në emër të klientit të saj,
    një bankë dixhitale që ofron shërbime financiare të drejtuara nga teknologjia, me një fokus të fortë në inovacion dhe në përmirësimin e përvojës së klientit
    , është aktualisht në kërkim për
    Specialist i Parandalimit të Mashtrimit me Karta.
    Përgjegjësitë kryesore:
    Kontrollon dhe analizon transaksionet e kryera me karta për të identifikuar në kohë transaksionet e dyshimta me qëllim parandalimin e mashtrimeve;
    Kontrollon dhe analizon alertet e raportuara nga platforma e monitorimit të Fraud, Visa dhe Mastercard për raste fraud potencial;
    Përgjegjës për krijimin, përditësimin dhe fshirjen e rregullave në aplikacionin e Fraud Management;
    Siguron respektimin e afateve kohore (SLA) për trajtimin e rasteve të fraud-it, reklamimeve dhe chargeback-eve, në përputhje me rregulloret e Visa dhe Mastercard si dhe procedurat e brendshme të Bankës;
    Dokumenton në mënyrë të plotë dhe të strukturuar të gjitha rastet e fraud-it, vendimmarrjet e marra dhe veprimet e ndërmarra, duke siguruar gjurmë të qarta auditi (audit trail) dhe përputhshmëri me politikat e brendshme të Bankës;
    Merr pjesë aktive në projekte që lidhen me sigurinë e kartave, përfshirë përmirësimin e kontrolleve parandaluese dhe mekanizmave të mbrojtjes;
    Informohet mbi manualet e reja, mandatet, rregulloret dhe njoftimet e publikuara nga skemat ndërkombëtare të kartave (Visa &Mastercard), lidhur me trendet më të fundit të riskut dhe fraud-it, në nivel vendor dhe ndërkombëtar;
    Propozon përmirësime në proceset operative dhe në rregullat e monitorimit, bazuar në analizën e rasteve të ndodhura, trendet e tregut dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
    Kërkesat për këtë pozicion janë:
    Diplomë në
    Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi
    ose fusha të ngjashme.
    Përvojë e mëparshme pune
    në parandalimin e mashtrimit dhe operacionet e kartave, me njohuri të mira mbi transaksionet me karta debiti dhe krediti, flukset e autorizimit dhe proceset operative që lidhen me kartat;
    Njohuri mbi rregullat dhe procedurat e Visa dhe/ose Mastercard
    , veçanërisht në fushën e fraud dhe chargeback;
    Përvojë pune me
    sisteme ose platforma
    për monitorimin e fraud;
    Njohuri shumë të mira mbi
    procedurat e monitorimit dhe parandalimit të fraud-it
    të kartave, përfshirë identifikimin e transaksioneve të dyshimta dhe menaxhimin e rasteve përkatëse;
    Aftësi të mira
    komunikimi
    dhe
    bashkëpunimi
    me ekipe të brendshme dhe palë të jashtme;
    Si të aplikoni:
    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në linkun:

    Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Working...
X