Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Site Engineer | Projekte Rezidenciale

    Në emër të klientit tonë, një kompani që operon në fushën e ndërtimit dhe zhvillimit të projekteve rezidenciale, jemi në kërkim të një
    Site

    Engineer
    me eksperiencë, i cili do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe mbikëqyrjen e punimeve në kantier, duke siguruar realizimin e projekteve sipas standardeve teknike, afateve të përcaktuara dhe kërkesave të cilësisë.
    Sektori: Zhvillim Projektesh Rezidenciale
    Përgjegjësitë kryesore

    Mbikëqyr dhe koordinon punimet në kantier në përputhje me projektin, specifikimet teknike dhe planin të zbatimit.
    Organizon dhe ndjek ecurinë e punimeve, duke siguruar respektimin e afateve dhe cilësisë së kërkuar.
    Koordinon ekipet e punës, nënkontraktorët, furnitorët dhe palët e tjera të përfshira në projekt.
    Kontrollon dokumentacionin teknik dhe zbatues përpara dhe gjatë fazës së implementimit.
    Monitoron progresin e punimeve dhe përgatit raporte periodike mbi ecurinë e projektit.
    Identifikon problematikat në kantier dhe propozon zgjidhje praktike dhe efektive.
    Siguron zbatimin e rregullave të sigurisë dhe standardeve teknike në kantier.
    Bashkëpunon ngushtë me arkitektët, inxhinierët projektues dhe departamentet e tjera për realizimin korrekt të projektit.
    Verifikon cilësinë e materialeve dhe punimeve sipas standardeve dhe kërkesave të projektit.
    Ndjek respektimin e buxhetit operacional dhe përdorimin efikas të burimeve në kantier.
    Kualifikimet dhe kërkesat

    Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi ose fusha te ngjashme.
    Minimumi 3 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme në sektorin e ndërtimit.
    Eksperiencë në menaxhimin e punimeve në kantier, preferohet në projekte rezidenciale.
    Njohuri të mira në leximin dhe interpretimin e projekteve teknike dhe detajeve të zbatimit.
    Njohuri të mira në AutoCAD dhe MS Office; njohuritë në programe të tjera teknike përbëjnë avantazh.
    Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe menaxhuese.
    Aftësi të mira komunikimi dhe raportimi.
    Orientim ndaj cilësisë, afateve dhe zgjidhjes së problematikave në terren.
    Ofrohet:

    Mundësi për t’u bërë pjesë e një kompanie të konsoliduar në sektorin e ndërtimit.
    Angazhim në projekte rezidenciale me rëndësi dhe zhvillim afatgjatë profesional.
    Paketë konkurruese, në varësi të eksperiencës dhe profilit.
    Mjedis profesional dhe bashkëpunues pune.
    Menyra e Aplikimit:​
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë
    [email protected]
    me subjekt «
    Site Engineer

    | Projekte Rezidenciale »
    Ju mirëpresim!
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
    Linkedin
Working...
X