Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Team Leader i Degës Digjitale

    Përgjegjës për ofrimin e shërbimeve digjitale cilësore për klientët, duke mbështetur dhe monitoruar vazhdimisht standardet e shërbimit.
    Përgjegjës për të udhëhequr ekipin drejt arritjes së objektivave duke propozuar dhe zbatuar strategji inovative për rritjen e shitjeve dhe përdorimin e kanaleve digjitale të bankës.
    Përgjegjësitë e pozicionit:
    Siguron arritjen e objektivave të shitjes për gjithë njësinë;
    Sugjeron strategji për rritjen e shitjeve;
    Monitoron dhe vlerëson performancën ditore të ekipit për arritjen e objektivave të shitjes në gjenerimin e
    leads
    , normës së konvertimit, volumet e shitjes, cilësisë së shërbimit, etj;
    Siguron përputhshmëri absolute;
    Siguron zbatimin korrekt të teksteve duke mbështetur ekipin në identifikimin e mundësive të reja për
    Cross
    dhe
    Up-sell
    ;
    Siguron zbatimin e politikave, rregulloreve të brendshme dhe standardeve të përputhshmërisë;
    Përgatit dhe implementon në bashkëpunim me Drejtuesin e Departamentit programe trajnimi, materiale mbështetëse për zhvillim, rifreskim dhe orientim të punonjësit të ri;
    Mbështet dhe trajnon stafin (ekzistues dhe të ri);
    Analizon dhe propozon plan veprimi mbi përmirësimin e proceseve operacionale, efektivitetin në komunikim dhe rritjen e aftësive në shitje;
    Shërben si pikë referimi për eskalim dhe adresim të rasteve sensitive;
    Jep feedback të strukturuar dhe plan veprimi individual për përmirësim konkret.
    Kërkesat për pozicionin:
    Minimumi 2 vite eksperiencë e mëparshme në shërbime financiare ose profile të ngjashme, me fokus bankingun digjital;
    Eksperiencë në drejtimin e ekipeve dhe motivimin e stafit;
    Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërpersonale;
    Aftësi coaching & trajnuese të shkëlqyera;
    Njohuri të avancuara të produktit të kredisë;
    Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi ose fusha të tjera të ngjashme;
    Si të aplikoni:
    Dërgoni aplikimin tuaj brenda datës
    23 Prill 2026
    në adresën e email-it
    [email protected]
    Aplikimi duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës.
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
Working...
X