Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher Dyqani Globe Fier

    Menaxher Dyqani Globe Fier






    Përshkrimi

    Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë.
    Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë.
    Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.

    Pozicioni Vakant: Menaxher I Dyqanit Globe FIER

    Detyrat

    Menaxhimi i përditshem i dyqanit dhe mbajtja e përgjegjësisë së plotë për mbarëvajtjen e të gjitha punëve në përputhje me politikat dhe standartet e vendosura nga Kompania.
    Punon në mënyrë të vazhdueshme për përmirësimin e shitjeve, maksimizimin e fitimeve duke arritur targetin e miratuar nga Shoqëria.
    Është përgjegjës direkt për arritjen e objektivave të dyqanit duke bërë të mundur menaxhimin dhe motivimin e stafit të dyqanit që të rrisin shitjet ditore dhe të maksimizojnë efikasitetin në punë.
    Përmbush dhe garanton të gjitha detyrat në lidhje me planifikimin, organizimin, zbatimin dhe kontrollin e objektivave mujore, javore e ditore për të gjithë punonjësit që janë nën përgjegjësinë e tij.
    Vendos prioritete, identifikon dhe zgjidh problemet urgjente që lidhen me mbarëvajtjen e dyqanit.
    Sigurohet që stafi të jëtë I trajnuar dhe përgatitur për të kryer të gjitha proçeset e punës të nevojshme gjatë një dite pune.
    Kualifikimet

    Të ketë përfunduar arsimin e lartë, preferohet Menaxhim Biznesi.
    Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi.
    Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (njohja e një gjuhe tjetër përpos gjuhës angleze përbën avantazh).
    Eksperiencë në Menaxhim për të paktën 2 vite.
    Të ketë aftësi organizative.
    Person energjik, me iniciativë, këmbëngules dhe I vetëmotivuar.
    Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike.
    Të ketë aftësi për të punuar në Grup.
    Shënime

    Të gjithë të interesuarit të dërgojnë Cv e tyre në adresën :
    Email : [email protected]

    Mirëpresim çdo kandidat që plotëson kriteret e mësipërme .
    Globe nxit zhvillimin e Karrierave dhe promovon Talentet !

    Cel. : 0676027237

     




    Apply


    WhatsApp


















    Globe Group
    0676027237 | [email protected]
Working...
X