Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Menaxhere

    HR- Studo kerkon -
    Menaxhere Servisi / Operacionesh

    Selitë, Tiranë
    Servis automjetesh & distribucion impjantesh gazi
    HR Studio
    kërkon një
    Menaxhere
    të shkathët dhe të organizuar, e cila do të koordinojë aktivitetin e përditshëm të servisit dhe proceset e lidhura me shitjet dhe furnizimet. Ky rol kërkon një profil dinamik, me mendim praktik dhe aftësi për të mbajtur nën kontroll disa procese njëkohësisht.
    Detyrat Kryesore
    Koordinon aktivitetin ditor të servisit dhe organizon fluksin e punës
    Menaxhon komunikimin me klientët (prenotime, ndjekje shërbimesh, feedback)
    Përgatit oferta dhe ndjek procesin e shitjes për shërbimet dhe impjantet e gazit
    Ndjek porositë dhe bashkëpunon me furnitorët për pjesë këmbimi dhe produkte
    Menaxhon procesin e blerjeve dhe kontrollon stokun
    Mban dhe përditëson dokumentacionin administrativ dhe shitjet në sistem
    Koordinon punën me teknikët dhe ekipin operativ
    Raporton periodikisht mbi aktivitetin (shitje, shërbime, stok)
    Siguron standard të lartë shërbimi ndaj klientit
    Kualifikimet dhe Kërkesat
    Arsim i lartë (preferohet në Administrim Biznesi, Ekonomi ose të ngjashme)
    Eksperiencë e mëparshme në role të ngjashme (shitje, blerje, administrim)
    Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës
    Komunikim shumë i mirë dhe prezencë profesionale
    Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office (Excel, Word)
    Aftësi për të punuar në disa procese paralelisht
    Profil proaktiv dhe i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve
    Avantazh
    Eksperiencë në industri automotive ose teknike
    Njohuri mbi impjantet e gazit ose pjesë këmbimi
    Ofrohet
    Ambient profesional dhe në rritje
    Rol kyç në organizatë me impakt direkt në performancë
    Mundësi zhvillimi dhe rritjeje në karrierë
    Pagesë konkurruese
    Dërgo CV-në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X