Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Agjent/e Shitje

    Agjent Shitje (Territor)
    Përshkrimi i pozicionit:
    Agjenti Shitjeje në Terren, i/e cili/a do të menaxhojë dhe zhvillojë marrëdhëniet me partnere, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e shitjeve dhe zgjerimin e rrjetit të klientëve.
    Ky rol kërkon një profil dinamik, të orientuar drejt rezultateve dhe me aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
    Përgjegjësitë kryesore:
    • Viziton fizikisht klientët sipas një plani të strukturuar
    • Merr dhe menaxhon porositë e klientëve në mënyrë të saktë dhe efikase
    • Prezanton koleksionet e reja dhe ofertat sezonale
    • Regjistron porositë në sistemin / platformën B2B të kompanisë
    • Raporton në mënyrë periodike (ditore/javore) mbi aktivitetin dhe rezultatet e shitjeve
    • Evidenton kërkesat e klientëve dhe identifikon produktet më të kërkuara në treg
    • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të qëndrueshme dhe profesionale me klientët
    • Kontribuon në rritjen e volumit të shitjeve dhe zhvillimin e territorit
    Kualifikimet dhe kërkesat:
    • Eksperiencë e mëparshme në shitje (preferohet në terren / B2B)
    • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe prezantimi
    • Orientim i fortë drejt rezultateve dhe targeteve
    • Aftësi organizative dhe vetë-menaxhimi në terren
    • Patentë drejtimi (Grupi B)
    • Njohuri të gjuhëve të huaja (anglisht dhe/ose italisht)
    • Njohuri bazë në përdorimin e sistemeve/teknologjisë (B2B, raportim)
    Ofrohet:
    • Pagë fikse + bonus mbi performancë
    • Mjet pune (automjet)
    • Fundjava pushim (e shtunë & e diel)
    • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi
    • Trajnime mbi produktet dhe proceset e shitjes
    Dërgo CV-në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X