Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Head of Sales / Drejtor/e i Shitjeve

    HR STUDIO
    është në kërkim të një Head of Sales me vizion strategjik dhe aftësi të avancuara liderimi, i/e cili/a do të udhëheqë dhe zhvillojë funksionin e shitjeve në nivel organizativ. Ky rol është kyç në rritjen e performancës së kompanisë, ndërtimin e strategjive të qëndrueshme dhe zhvillimin e një ekipi të fortë dhe të orientuar drejt rezultateve.
    Përgjegjësitë kryesore:
    • Drejton dhe menaxhon të gjithë departamentin e shitjeve
    • Harton dhe implementon strategjinë e përgjithshme të shitjeve në përputhje me objektivat e kompanisë
    • Vendos targete mujore dhe vjetore për ekipin dhe siguron arritjen e tyre
    • Monitoron performancën e ekipit përmes analizave dhe raporteve periodike për CEO
    • Identifikon mundësi të reja biznesi dhe zhvillon tregje të reja
    • Ndërton dhe mirëmban marrëdhënie të forta me klientë strategjikë dhe partnerë
    • Udhëheq procesin e zhvillimit të produkteve dhe ofertave të reja nga këndvështrimi i shitjeve
    • Mbikëqyr procesin e shitjes nga gjenerimi i lead-eve deri në mbylljen e kontratave
    • Implementon struktura, procese dhe KPI për rritjen e eficiencës së ekipit
    • Bashkëpunon ngushtë me departamente të tjera (marketing, financë, operacione)
    Kualifikimet dhe kërkesat:
    • Eksperiencë e konsiderueshme në shitje, preferohet në pozicione drejtuese (Head / Director / Senior Manager)
    • Aftësi të provuara në ndërtimin dhe menaxhimin e ekipeve të shitjes
    • Mendim strategjik dhe orientim i fortë drejt rezultateve
    • Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe ndërtimi marrëdhëniesh
    • Eksperiencë në zhvillimin e tregjeve dhe produkteve të reja
    • Patentë drejtimi (Grupi B)
    • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane
    Çfarë ofrohet:
    • Pozicion drejtues me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e kompanisë
    • Paketë konkurruese (pagë + bonus bazuar në performancë)
    • Mundësi reale për zhvillim profesional dhe ndikim strategjik
    • Ambient profesional dhe dinamik pune
    Dërgo CV-në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X