Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Supervizor Shitjesh – Rajoni i Veriut

    Supervizor Shitjesh – Rajoni i Veriut
    HR Studio
    është në kërkim të një
    Supervizori Shitjesh
    për rajonin e Veriut, i cili do të drejtojë dhe zhvillojë ekipin e shitjeve në terren.
    Detyrat Kryesore:
    * Organizimi dhe monitorimi i aktiviteteve të agjentëve të shitjes dhe ndjekja e realizimit të planit të shitjeve.
    * Menaxhimi i rout-it të agjentëve dhe kontrolli i performancës së tyre.
    * Përgatitja e raporteve periodike mbi shitjet, klientët dhe aktivitetin e tregut.
    * Identifikimi dhe zhvillimi i klientëve të rinj potencialë.
    * Ndjekja e nivelit të stokut dhe koordinimi i porosive sipas kërkesës së tregut.
    * Prezantimi i produkteve të reja dhe ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët.
    * Udhëzimi dhe suporti i agjentëve në proceset e shitjeve.
    * Trajnimi, motivimi dhe zhvillimi i ekipit të shitjeve.
    * Bashkëpunimi me departamentin e magazinës dhe logjistikës për të siguruar furnizimin në kohë.
    * Raportim i rregullt tek Drejtori i Shitjeve mbi ecurinë e tregut dhe rezultatet e ekipit.
    Kualifikimet:
    * Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi, Financë ose fusha të ngjashme.
    * Minimumi 3 vite eksperiencë në sektorin e shitjeve.
    * Eksperiencë në drejtimin e ekipeve të shitjes, preferohet në industrinë ushqimore.
    * Njohuri shumë të mira të MS Office.
    * Aftësi shumë të mira menaxheriale, organizative dhe vendimmarrëse.
    * Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociimi.
    *
    Apliko:
    Dërgo CV-në në
    [email protected]
    +355 69 45 04 920
Working...
X