Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune Menaxher Projekti

    Në emër të një kompanie të madhe dhe të konsoliduar në tregun shqiptar, e fokusuar në projektimin dhe zbatimin e projekteve në industrinë e ndërtimit, DIMENSION HR është në kërkim të një kandidati të kualifikuar për pozicionin
    Menaxher Projekti
    Menaxheri i Projektit është përgjegjës për drejtimin dhe menaxhimin e plotë të projektit në një investim ndërtimor, nga faza e inicimit deri në përfundimin dhe dorëzimin e tij. Ai siguron realizimin e objektivave strategjikë dhe të biznesit, duke garantuar përfundimin e projektit në kohë, brenda buxhetit dhe sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë.
    Detyrat dhe Pergjegjesite:
    Drejton dhe menaxhon projektin nga inicimi deri në dorëzim, duke siguruar realizimin e objektivave, respektimin e afateve, buxhetit dhe standardeve të cilësisë.
    Harton dhe monitoron planet e projektit, skedulin e aktiviteteve dhe progresin gjatë gjithë ciklit të zbatimit.
    Koordinon fazat e projektimit, prokurimit dhe ndërtimit, duke siguruar përputhshmërinë me specifikimet teknike dhe kontratat.
    Monitoron punimet në terren dhe bashkëpunon me kontraktorët, partnerët dhe palët e interesuara për zgjidhjen e problematikave gjatë zbatimit.
    Menaxhon kontratat, buxhetin e projektit, analizat financiare dhe cash flow, duke kontrolluar devijimet dhe duke propozuar masa korrigjuese.
    Koordinon burimet njerëzore, financiare dhe materiale të projektit dhe vlerëson performancën e ekipeve të angazhuara.
    Përgatit raporte periodike mbi progresin teknik dhe financiar për menaxhimin.
    Ndjek ecurinë e shitjeve të projektit dhe kontribuon në përcaktimin e strategjive të çmimeve dhe politikave të shitjes.
    Menaxhon marrëdhëniet me klientët, kontraktorët dhe partnerët, duke vepruar si pikë kontakti kryesore e projektit.
    Identifikon dhe menaxhon risqet e projektit dhe siguron përgatitjen dhe arkivimin e dokumentacionit sipas standardeve të kompanisë.
    Kerkesat dhe Kualifikimet
    Diplomë Bachelor ne
    Inxhinieri
    ose
    Arkitekture
    Të zotërojë mbi 8 vite eksperiencë në industri të njëjtë në pozicione manaxheriale;
    Eksperiencë në menaxhimin e projekteve të investimit ndërtimor nga projektimi deri në dorëzim, përfshirë menaxhimin e kontratave dhe buxheteve.
    Njohuri të mira mbi proceset e lejeve të ndërtimit, legjislacionin përkatës dhe standardet e industrisë.
    Aftësi në kontrollin e kostove, analizë financiare dhe menaxhim të projekteve brenda afateve dhe buxhetit.
    Aftësi të forta analitike, organizative dhe vendimmarrëse, me orientim drejt rezultateve.
    Aftësi shumë të mira komunikimi, negociimi dhe koordinimi me palë të ndryshme të interesuara.
    Aftësi për të analizuar dokumentacion teknik, kontrata dhe projekte.
    Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe përdorimit të MS Project/Zoho, MS Office dhe programeve CAD.
    Certifikime profesionale si
    PMP (Project Management Professional)
    ,
    PgMP (Program Management Professional)
    ose PRINCE2 përbëjnë avantazh të madh
    MENYRA E APLIKIMIT:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë
    [email protected]
    me subjekt «
    Menaxher Projekti
    »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Working...
X