Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Specialist Prokurimesh

    NJOFTIM PUNE​
    Pozicioni:
    Specialist Prokurimesh
    Kompania: LIQENI VII sh.p.k.
    LIQENI VII sh.p.k. është një shoqëri e konsoliduar ndërtimi me mbi 30 vite eksperiencë në treg, e njohur për profesionalizëm, korrektësi dhe realizim projektesh sipas standardeve të larta të cilësisë.
    Kërkohet të punësohet Specialist Prokurimesh, me eksperiencë minimalisht 1 vit, për ndjekjen e procedurave të prokurimit publik dhe përgatitjen e dokumentacionit për pjesëmarrje në tendera.
    Detyrat kryesore:
    Identifikimi dhe ndjekja e njoftimeve për tendera.
    Përgatitja dhe dorëzimi i dokumentacionit për pjesëmarrje në procedurat e prokurimit.
    Studimi i dokumenteve të tenderit, specifikimeve teknike dhe kritereve të kërkuara.
    Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe ligjor sipas kërkesave të çdo tenderi.
    Gjetja e katalogëve, fragmenteve të katalogëve, autorizimeve nga prodhuesit/distributorët, certifikatave dhe çdo dokumenti tjetër të nevojshëm sipas kritereve të përcaktuara.
    Kontrolli i përputhshmërisë së dokumentacionit dhe materialeve me kërkesat e Autoritetit Kontraktor.
    Ndjekja e afateve dhe procedurave deri në përfundim të aplikimit.
    Kërkesat për kandidatin:
    Eksperiencë pune minimalisht 1 vit në fushën e prokurimeve/tenderave.
    Njohuri të mira mbi procedurat e prokurimit publik.
    Aftësi për të kuptuar dhe zbatuar saktë kriteret e tenderit.
    Aftësi për të gjetur dhe siguruar dokumentacionin teknik dhe mbështetës sipas kërkesave specifike të procedurës.
    Aftësi shumë të mira komunikimi .
    Aftësi shumë të mira për të punuar në grup dhe për të koordinuar me efikasitet me kolegët dhe palët e përfshira në proces.
    Kujdes i lartë ndaj detajeve, korrektësi dhe aftësi organizative.
    Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
    Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën:
    [email protected]
    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Working...
X