Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Teknik Servisi (Mekanik)

    Teknik Servisi (Mekanik)






    EPPC Albania kërkon një Teknik Servisi (Mekanik), për klientin e saj, përfaqësi zyrtare e një prej kompanive më të njohura në botë të pajisjeve dhe makinerive të rënda.

    Përgjegjësitë kryesore kanë të bëjnë me mbështetjen e grupit të teknikëve në zgjidhjen dhe riparimin e problemeve në makineri të ndryshme, ofrimin tek klientët të asistencës së duhur teknike në riparimin e defekteve si dhe prezantimin në mënyrë profesionale të shërbimit teknik.

    Kërkesat për këtë pozicion janë:

    Diplomë Teknike (Shkollë e mesme ose Fakultet Inxhinierik), dega Mekanike/Elektrike;
    Përvojë e mëparshme në pozicione pune të ngjashme në industrinë e makinerive, makinave, autobusëve ose kamionëve (e preferueshme);
    Përvojë e drejtpërdrejtë në servisimin e makinerive të rënda; (avantazh)
    Të ketë njohuri të mira mekanike, motorike, hidraulike, dhe auto-elektrike;
    Të ketë njohuri bazë të MS Office;
    Aftësi të mira komunikimi;
    Të zotërojë patentë.

    Si të aplikoni:

    Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në: https://aplikim.eppc.al
    Ju do të kontaktoheni vetëm nëqoftëse CV-ja juaj do të kualifikohet.

     










    www.eppc.al | aplikim.eppc.al
Working...
X