Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    SPAR Kasier/e Palasë

    SPAR Kasier/e Palasë






    SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

    Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.

    Pozicioni: Kasier/e Palasë
    Departamenti: Departamenti Operacional
    Vendodhja: Palasë, Vlorë.

    Përmbledhja e Pozicionit: Qëllimi kryesor i këtij pozicioni është ofrimi i shërbimit me efikasitet dhe efiçense ndaj klientëve
    duke mirëmbajtur hapësirën që ka në përgjegjësi;Puna e përditshme e këtij pozicioni konsiston në sistemimin e produkteve në banak
    dhe shitjen e tyre në të gjithë hapësirën promocionale që i përket departamentit.

    Detyra dhe Përgjegjësi:
    - Njohja shumë e mirë e produkteve dhe e funksionit të tyre, magazinës së sektorit të tij/saj dhe e gjithë dyqanit në tërësi;
    - Mbajtja pastër dhe e rregullt e banakëve dhe magazinës;
    - Kontrolli i produkteve para se të ekspozohen duke u siguruar se etiketat, barkodet, çmimet, etj. janë brenda standardeve të shitjes;
    - Mbajtja e datave të skadencës të sektorit përkatës;
    - Prezantimi i produkteve specifike duke i mirëmbajtur testerat;
    - Marrja pjesë në inventaret e sektorit;
    - Zotërimi i njohurive të gjëra për stokun aktual të sektorit përkatës;
    - Mirësjellja dhe komunikimi i duhur me klientët dhe kolegët, etj.

    Kërkesat:
    a. Edukimi:Të zotërojë diplomë të shkollës së mesme.
    b.Eksperiencat e punës: Preferohet te kete eksperiencë të ngjashme pune.
    d. Aftesi të tjera:
    -Aftësi për te punuar në skuadër;
    -Aftësi për të operuar me të gjitha pajisjet për kryerjen e punës;
    -Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në situata të ndryshme pune.

    Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit [email protected]
    duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

     




    Apply










    Company logo

    [email protected] | www.spar.al

    Selia Brunes Space, Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan,
    Përballë Qendrës Tregtare TEG, Lundër, Tirane, Albania

    SPAR Albania is part of BALFIN, Balkan Finance Investment Group
Working...
X