Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Ndihmës Magazinier

    Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
    Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
    CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punes:
    Ndihmës Magazinier
    Ky rol ka si përgjegjësi kryesore organizimin, regjistrimin dhe monitorimin e gjithë aktiviteteve të lëvizjes së produktit përfundimtar pas prodhimit midis magazinave dhe lokacioneve të tyre. Gjithashtu do të monitorojë edhe procesin e rotacionit të produktit.
    Roli dhe përgjegjësitë:
    Përgatit porositë sipas listave të ngarkimit.Siguron saktësi në picking, paletizim korrekt dhe etiketim të rregullt.
    Mbështet procesin e ngarkimit të kamionëve në bashkëpunim me karrelistët.
    Kryen transfertat e produkteve midis magazinës së fabrikës dhe magazinës së jashtme sipas udhëzimit të magazinierit.
    Siguron regjistrim të saktë të transfertave në sistem.
    Identifikon produkte të dëmtuara, jo-konforme ose të dyshuara.
    Izolon fizikisht produktet problematike dhe njofton menjëherë supervisorin.
    Respekton procedurat për produktet e bllokuara dhe kthimet nga tregu.
    Merr pjesë në inventare ditore, ciklike dhe mujore.
    Mbështet proceset e auditimit të brendshëm dhe kontrollit të stokut.
    Siguron rend, pastërti dhe organizim të zonës së magazinës
    Respekton rregullat e sigurisë në punë (H&S).
    Përdor korrekt pajisjet dhe mjetet e punës.
    Ndjek procedurat e brendshme dhe udhëzimet operative
    Aftësitë dhe kualifikimet:
    Të ketë mbaruar arsimin e mesëm (përbën avantazh arsimi i Lartë).
    Aftësi shumë të mira organizative dhe menaxhimi të kohës.
    Aftësi shumë të mira komunikimi si verbal edhe te shkruar.
    Të ketë aftësi në përdorimin e MS Excel dhe Outlook.
    Përbën avantazh njohja e një gjuhe të huaj (Italiane dhe/ose Angleze).
    Të interesuarit duhet të dërgojnë një kërkesë për punësim ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen e-mail:
    [email protected]
    Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
    Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.
Working...
X