Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kerkohet Konsulent/e Klienti ne showroom-in Memo Lighting Full Time ose Part Time (pasdite)

    BROTECH Brands
    shpk, kompani e fokusuar qe ne vitin 2015 ne fushen e ndricimeve dhe sistemeve te komandimit smart,
    po kerkon te punesoje Konsulent Shitje ne studion e ndricimit Memo Lighting.
    Memo Lighting
    eshte pjese e Brotech qe nga viti 2019, me fokus ne ofrimin e zgjidhjeve profesionale te ndricimit nepermjet sherbimit direkt ne showroom
    dhe menaxhimit te projekteve nepermjet nje ekipi te specializuar.
    Përshkrimi​
    Konsulent/e Klienti
    Memo Lighting është në kërkim të një Konsulenti/e Klienti me aftësi të forta komunikimi dhe pasion për ndërtimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
    Si Konsulent/e Klienti, ju do të jeni në qendër të komunikimit me klientët tanë në showroom, duke i ndihmuar të identifikojnë zgjidhjet e duhura, duke i udhëhequr gjatë shërbimeve tona dhe duke siguruar një përvojë profesionale e të këndshme për klientin.
    Explore Memolighting, an architectural lighting company transforming spaces with innovative designs and expert installation services.

    Blv. Gjergj Fishta, ish NSHRAK, prane Deli Jorgji, Tirane.
    Detyrat​
    Detyrat dhe Përgjegjësitë​
    Kujdeset për shërbimin ndaj klientit dhe sigurohet që të plotësojë çdo kërkesë të tij;
    Përgatitja e ofertave, prezantimeve dhe ndjekja e negociatave;
    Kujdeset per faturimet, arketimet dhe daljen e produkteve;
    Realizon objektivat e shitjes të përcaktuara nga kompania;
    Koordinohet me koleget per kerkesa apo porosi te ndryshme;
    Kujdeset per sistemimin e produkteve ne showroom;
    Kujdeset që showroom të jetë i rregullt ne cdo moment;
    Kualifikimet​
    Edukimi​
    Diplomë Bachelor
    Eksperienca e Punës​
    Përvojë e mëparshme në shitje dhe shërbim ndaj klientit perben perparesi;
    Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur nën mbikëqyrje të përgjithshme, si dhe pjesë e një ekipi, për të arritur objektivat.
    Aftësi të tjera ndërpersonale​
    Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe me shkrim;
    Aftësi të forta në negociim dhe bindje;
    Aftësi për të kuptuar kërkesat e klientit dhe për t’i përkthyer ato në zgjidhje;
    Njohuri të mira në MS Office (Excel, Word, PowerPoint);
    Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve;
    Fleksibilitet dhe gatishmëri për të punuar orë shtesë nëse është e nevojshme.
    Të interesuarit për këtë pozicion mund të dërgojnë cv në adresën e email:
    [email protected]
    ose ne nr: +355672005985 deri me 28 Mars 2026.
    Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.
Working...
X