Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Gjermani, ofrohet vend pune Infermier/e

    Në emër të partnerëve tanë në Gjermani, Dimension HR po kërkon Infermierë të kualifikuar dhe të motivuar për t’u bashkuar me institucione shëndetësore ne Gjermani.
    Qëllimi i Pozicionit
    Ofrimi i kujdesit cilësor dhe profesional për pacientët, duke zbatuar protokollet mjekësore dhe duke kontribuar në mirëqenien dhe sigurinë e tyre gjatë trajtimit.
    Përgjegjësitë Kryesore
    • Ofrimi i kujdesit infermieror sipas planit të trajtimit.
    • Monitorimi i gjendjes së pacientëve dhe raportimi te stafi mjekësor.
    • Administrimi i medikamenteve sipas udhëzimeve të mjekut.
    • Mbajtja e dokumentacionit të saktë mjekësor.
    • Asistimi në procedura mjekësore dhe ndërhyrje të ndryshme.
    • Komunikimi profesional me pacientët dhe familjarët e tyre.
    • Respektimi i standardeve të higjienës dhe sigurisë.
    Kualifikimet dhe Kërkesat
    • Diplomë në Infermieri (Bachelor ose ekuivalente).
    • Licencë ushtrimi profesioni.
    • Preferohet eksperiencë pune në ambiente spitalore.
    • Njohuri të gjuhës gjermane (minimumi B1/B2).
    • Aftësi të mira komunikimi dhe pune në ekip.
    Ofrohet
    • Kontratë e rregullt pune sipas legjislacionit gjerman.
    • Kushte moderne pune dhe zhvillim profesional.
    • Pagë konkurruese dhe benefite sociale.
    • Mbështetje gjatë procesit të integrimit dhe njohjes së diplomës.
    Menyra e aplikimit:
    Mirëpresim aplikimin tuaj (CV) në adresën tonë
    [email protected]
    me subjekt «
    Infermierë
    »
    Bazuar në aplikimin tuaj, Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e profilit do të njoftohen për intervistë nga stafi i Dimension.
    JU MIREPRESIM!
    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga Dimension sipas ligjit Nr. 9887 për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe do të përdoren nga Ne vetëm për qëllime rekrutimi.
Working...
X