Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofroj vend pune Drejtues Operacional

    Agikons sh.p.k
    është një kompani ndërtimi me mbi 20 vite eksperiencë në tregun vendas dhe ndërkombëtar. E njohur për standardet e larta të cilësisë dhe profesionalizmit, kompania mbështet zhvillimin e vazhdueshëm të stafit të saj, duke ofruar një ambient pune mikpritës dhe mundësi reale për avancim në karrierë.
    Si pjesë e grupit Agikons, edhe kompania
    S&D
    Invest operon në përputhje me këto vlera.
    Në kuadër të zgjerimit të aktivitetit, S&D Invest Sh.a kërkon të punësojë një
    Drejtues Operacional
    i cili do të ketë një rol kyç në drejtimin dhe mbikëqyrjen e funksioneve financiare të kompanisë.

    Qëllimi i Pozicionit:
    Të planifikojë, organizojë dhe mbikëqyrë të gjitha aktivitetet operacionale që lidhen me mirëmbajtjen dhe gjelbërimin në pronat e administruara nga S&D Invest, duke garantuar efikasitet, cilësi dhe përputhje me standardet teknike dhe kërkesat ligjore.
    Drejtori është gjithashtu përgjegjës për identifikimin, regjistrimin, analizën dhe prezantimin grafik të të gjitha proceseve të mirëmbajtjes, si ato
    të zakonshme
    ashtu edhe ato
    të jashtëzakonshme
    , si dhe për analizën dhe rritjen e të ardhurave të këtyre sektorëve përmes shërbimeve të tjera.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
    1. Menaxhimi i Sektorit të Mirëmbajtjes
    Drejton dhe monitoron punën e stafit teknik dhe të përgjegjësit të sektorit.
    Siguron zbatimin e rregullt të planit të
    mirëmbajtjes së zakonshme
    për instalimet elektrike, hidraulike, ashensorë, fasada, ndriçim etj.
    Organizimi dhe ndjekja e
    ndërhyrjeve të jashtëzakonshme
    , emergjencave ose problematikave të pazakonta në terren.
    2. Menaxhimi i Sektorit të Gjelbërimit
    Planifikon punët e gjelbërimit, mbjelljet sezonale, krasitjet, ujitjen dhe trajtimet me pesticide.
    Monitoron cilësinë e mirëmbajtjes së hapësirave të gjelbra në zonat e përbashkëta.
    Përcakton standardet estetike dhe teknike për zonat e gjelbërta të çdo objekti.
    3. Regjistrimi dhe Evidentimi i Proceseve Teknike
    Ndërton dhe mirëmban
    regjistrin e mirëmbajtjes teknike
    (zakonshme dhe jashtëzakonshme).
    Siguron që çdo ndërhyrje të regjistrohet me: datë, vendndodhje, llojin e ndërhyrjes, kostot dhe ekipi përkatës.
    Analizon të dhënat dhe identifikon problematika që përsëriten apo zona kritike.
    4. Analiza dhe Raportimi me Grafiqe
    Harton
    raporte periodike (muaj, tremujor, vit)
    mbi mirëmbajtjen, duke përfshirë:
    Numrin e ndërhyrjeve
    Kategoritë më të shpeshta të defekteve
    Kosto totale dhe mesatare për ndërhyrje
    Prezanton
    grafiqe vizuale
    (p.sh. bar chart, pie chart, trend line) për t’i bërë analizat të kuptueshme për menaxhmentin.
    5. Zhvillimi i Propozimeve për Përmirësim
    Sugjeron zgjidhje për të reduktuar ndërhyrjet e përsëritura dhe për të rritur efikasitetin.
    Punon ngushtësisht me drejtuesit e tjerë për projekte investimi që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës.
    6. Menaxhimi i Inventarit dhe Furnizimeve
    Kontrollon menaxhimin e materialeve, veglave dhe pajisjeve nga stafi teknik.
    Siguron që sektori të jetë i pajisur në mënyrë efektive për të përballuar ndërhyrjet në kohë reale.
    7. Zbatimi i Standardeve të Sigurisë dhe Ligjshmërisë
    Monitoron që të gjitha ndërhyrjet të kryhen në përputhje me normat teknike dhe të sigurisë në punë.
    Kontrollon përputhshmërinë me kërkesat e ligjit Nr. 55/2025 dhe aktet përkatëse.
    8. Analiza Ekonomike dhe Zhvillimi i Shërbimeve
    Analizon të ardhurat dhe kostot e sektorit të mirëmbajtjes dhe gjelbërimit në mënyrë periodike.
    Harton raporte financiare bazuar në të dhënat e faturimit, kuotave të shërbimit dhe shpenzimeve.
    Identifikon mundësi për
    rritjen e të ardhurave
    përmes:
    Zgjerimit të shërbimeve ekzistuese (p.sh. kontrata me klientë të rinj jashtë portofolit aktual).
    Krijimit të shërbimeve të reja (p.sh. mirëmbajtje teknike për biznese të vogla, dizajn i gjelbërimit për kompani, kujdes sezonal për hapësira publike etj.).
    Bashkëpunon me ekipin e marketingut dhe shitjeve për të strukturuar
    paketa shërbimesh shtesë
    për klientët ekzistues dhe të rinj.
    Sugjeron përmirësime në mënyrën e ofrimit të shërbimeve, me qëllim
    rritjen e efikasitetit dhe konkurrueshmërisë
    së tyre në treg.

    Kualifikime dhe Aftësi të Kërkuara:
    Kërkesa

    Përshkrimi

    Edukimi
    Diplomë e lartë në Inxhinieri Ndërtimi, Elektrike, Mekanike, ose fusha të ngjashme
    Eksperienca
    Minimumi 5 vite eksperiencë në mirëmbajtje teknike ose menaxhim operativ
    Njohuri teknike
    Të thelluara për sistemet elektrike, hidraulike, ventilim, ashensorë, struktura, gjelbërim
    Njohuri në analizë
    Aftësi për të ndërtuar dhe interpretuar grafiqe teknike dhe raporte të detajuara
    Aftësi menaxheriale
    Drejtim ekipesh, delegim, vendimmarrje në situata kritike
    Soft Skills
    Komunikim i mirë, punë në grup, organizim dhe përgjegjësi e lartë
    IT
    Njohuri shumë të mira në Excel (grafiqe, tabela), Word, platforma raportimi
    Shënime
    Kandidatet e interesuar per me teper informacion mund te na kontaktojne nepermjet nr. te kontaktit 068 81 46 218
    Agikons. Sh. P. K
    Departamenti i Burimeve Njerezore
    Kontakt:068 81 46 218
    E-mail:
    [email protected]
    Adresa: Blloku Rezidencial "Kodra e Diellit", Selite, Tirane
Working...
X