Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Menaxher/e i burimeve njerëzore

    Përshkrimi i Punës

    LIFE sh.p.k. shoqëri lider në sektorin e publikimeve shkencore e specializuar në botimin, shitjen dhe shpërndarjen e produkteve informative të abonimit si libra, revista, dhe kurse formimi në fushën mjekësore dhe juridike.


    MENAXHER/E TË BURIMEVE NJERËZORE
    MISIONI:
    Interpreton, ndjek dhe zbaton procedurat dhe politikat e miratuara të BNJ, duke i dhënë punonjësve asistencën e nevojshme. Siguron që kompania funksionon në respektim të plotë të Legjislacionit Shqiptar, Kodit te Punës si dhe në Procedurat e miratuara të BNJ të Grupit (dhe kompanisë) duke ruajtur të shëndoshë marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës.

    PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
    · Drejton procedurat bazë të BNJ të kompanisë për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës.
    · Drejton politikat e BNj duke zbatuar, interpretuar, monitoruar aplikimin e tyre dhe komunikon me Menaxheret e Departamenteve apo me Zyrat Qendrore me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur.
    · Harton, drejton dhe ndjek zbatimin e planin të rekrutimit.
    · Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të kompanisë në përputhje Kodin e Punës dhe ligje të tjera te zbatueshme.
    · Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentat e kërkuara.
    · Ndjek procesin me plotesimin me mjete/pajisje të punës të nevojshme për cdo punonjës në kompani që të perdorë në pozicionin e tij të punës.
    · Përcakton së bashku me Menaxherët e Departamenteve dhe administron nevojat për trajnim për punonjësit e kompanisë;
    · Ndjek Panairet e Punësimit me qëllim tërheqjen e talenteve dhe praktikave të vlefshme për kompaninë;
    · Mban në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me drejtuesit e departamenteve me qëllimi përmirësimin e klimës së punës dhe garantimin e performancës së punonjësve të kompanisë;

    Kërkesat e profilit
    · Diplomë të arsimit të lartë, preferohen Shkencat Juridike;
    · Të ketë minimalisht 3-5 vjet eksperiencë të ngjashme në manaxhimin e BNJ;
    · Të ketë të paktën 3 vite eksperiencë pune në pozicione të ngjashme dhe ekzpozim në fushat e ekspertizës që kërkon pozicioni;
    · Njohuri të avancuara në legjislacionin për shqiptar të punësimit;
    · Aftësi të shkëlqyera organizative dhe koordinuese;
    · Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale;
    · I/E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale;
    · Zotërim i gjuhës angleze dhe italiane në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri;
    · Njohuri shumë të mira të Microsoft Office;
    · Etikë në punë;

    Të interesuarit të dërgojnë CV e tyre në adresën e e-mail: [email protected] ose [email protected]



    Cel. : 0694046002

     




    Apply


    WhatsApp
















    Company logo

    Rr. Barrikadave, p. Galeria e Tiranes, nr. 6
    (ish kinema 17 Nentori)
    +355 4 4813176 | 0694046002
    [email protected] | www.life.com.al
Working...
X