Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Maritim Resort Marina Bay Vlorë, ofron vend pune Menaxher Shitje

    Bashkohuni me skuadrën “Maritim Resort Marina Bay” dhe fitoni mundësinë për të pasur një përvojë ndërkombëtare.
    Hoteli i parë me pesë yje në Vlorë ju tregon standardet ndërkombëtare të hotelerisë përmes trajnimeve të vazhdueshme dhe kushteve shumë të mira të punës.

    Pozicioni i lirë: Menaxher Shitje

    Detyrat
    Të hartojë plane strategjike të shitjes sipas planit të marketing-ut dhe të ndjekë zbatimin e tyre

    Të përfaqësojë resortin në evente dhe seminare të ndryshme
    Të sigurojë cilësinë më të lartë të shërbimit për klientin
    Të raportojë çdo javë tek Menaxheri i Përgjithshëm ecurinë e planit të shitjes
    Të ndërtojë marrëdhënie shumë të mira me front office për të përmbushur objektiva të përbashkët.
    Të marrë pjesë në mbledhjet e organizuara nga Menaxheri i Përgjithshëm
    Të ndërtojë marrëdhënie afat-gjata me klientë ekzistues dhe potencial për të siguruar rezervime të mëtejshme
    Të menaxhojë dhe zhvillojë marrëdhënie me bashkëpunëtorë vendas dhe të huaj.
    Kualifikimet

    Të ketë diplomë e shkollës së lartë (diplomë master përbën avantazh)
    Të paktën 2 vjet përvojë e mëparshme si Menaxher Shitje në një hotel/resort me 4/5 yje
    Të jetë i/e aftë në negociimin me palët e treta
    Të ketë aftësi drejtuese
    Të ketë aftësi në promovimin e brand-it të kompanisë
    Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, gjuhët të tjera përbëjnë avantazh
    Të ketë një komunikim shumë të mirë
    Të ketë aftësi analitike
    Të jetë në gjendje të përballojë ngarkesën e punës gjatë sezonit
    Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë në adresën e postës elektronike: [email protected] ose në numrin e celularit +355 68 48 31 849.
    *Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur referuar informacionit nga CV-ja do të njoftohen për intervistë.
    Tek ne të dhënat tuaja janë të sigurta dhe trajtohen me konfidencialitet të plotë.

     




    Apply


    WhatsApp

















    Departamenti i Burimeve Njerëzore
    Maritim Resort Marina Bay
    Rr. "Aleksandër Moisiu", pranë vilave qeveritare, Vlorë
    +355 68 48 31 849 | [email protected]


    Listo ofertat e punesimit - Maritim Resort Marina Bay
Working...
X